• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË TJERA DETAJE/ Atentati ndaj Kevin Hajrullës, 80 gëzhoja në vendngjarje, FNSH blindon Vlorën
Home
Breaking News

TË TJERA DETAJE/ Atentati ndaj Kevin Hajrullës, 80 gëzhoja në vendngjarje, FNSH blindon Vlorën

19 December, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në kryqëzimin që njihet si Posta e Çoles në lagjen “24 Maji”, të Vlorës.

Gjurmët e atentatit janë ende të freskëta, pasi njollat e gjakut në segmentin rrugor të kthejnë hijet e kohës së hakmarrjeve mes bandave në qytetin bregdetar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur në total 80 gëzhoja. Dy karikatorë kallashnikovi janë zbrazur totalisht në vendngjarje dhe mendohet se një prej autorëve armën e zjarrit e ka mbushur sërish duke treguar agresivitetin e saj.

Siç mësohet kemi të bëjmë me tre autorë në këtë atentat. Drejtuesi i mjetit, një person që godet nga ana e pasagjerit dhe një tjetër person që godet nga ana e pasme e makinës.

Brenda makinës së shkrumbuar të llojit “KIA” është gjetur i djegur në sediljet e para një kallashnikov dhe një karikator. Po ashtu në sediljet e pasme të mjetit është gjetur një kallashnikov bashkë me karikatorin e djegur.

Ndërkohë, Vlora është blinduar prej mbrëmjes së djeshme nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, që kanë zbarkuar në terren pas ngjarjes, duke ushtruar kontrolle.

Si pasojë e atentatit ka mbetur i plagosur Kevin Hajrulla, i cili lëvizte me një automjet tip “Mercedes Benz”. 30-vjeçari besohet se ishte objektivi i sulmit, ndërsa si rrjedhojë e breshërisë së plumbave ka mbetur i plagosur edhe 35-vjeçari Armand Spahiu, i cili ka qenë tregtar ambulant i fruta-perimeve.

I plagosuri Kevin Hajrulla është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, ndërsa mëngjesin e sotëm është nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FONSECA NË "FIJE TË PERIT"/ Milan tenton Xavi-n, opsion edhe Mancini
Previous article ASNJË SURPRIZË/ Arsenal e Liverpool kalojnë në gjysmëfinale të kupës

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës Aktualitet

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve Aktualitet

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT