Do të të dridhet mishi kur të shikosh këto fotot dhe nuk ke fare faj. Se nëse ti je mbërthyer me shall deri te mjekra, duke mos qenë në dëborë, janë ca vajza që as ua ndjen hiç për temperaturat. Le të shkojnë në minus sa të duan, nuk iu bëhet vonë atyre. Na bëri përshtypje një sup i Arbanës i nxjerrë jashtë në dëborë. E ta mendosh që ai nuk ishte asgjë, përpara fotove që Diellza Kolgeci, aktorja nga Kosova bën çdo vit. Ajo e ka sfidë me veten, daljen e shtrirjen në borë.
Pasi pa Diellzën, ose mbase dhe s`e pa fare po e mendoi vetë, Klaudia qëndroi ashtu e zhveshur që nga vera, se s`mund të themi u zhvesh tani. U ul edhe ajo mbi borë e u plevitos.
Nëse ti ankohesh se do shkosh dy ditë në mal dhe shkon e ble rroba dimri. Këto vajza janë pa shpenzime. I mjaftojnë bikinit e verës, ose një bluzë e zakonshme e hollë, edhe e hapur në pjesën e dekoltesë.Tiranapost.al








