Duke udhëtuar me makinë, duke ecur në rrugë, duke biseduar në telefon apo gjatë momenteve të pushimit, të rinjtë i gjen pothuajse gjithë kohën me kufje në vesh.
Kjo është një pamje mëse e zakonshme në rrugët e Tiranës.
Disa shprehen se muzika gjatë rrugës për të shkuar në shkollë, apo në punë, i ndihmon të shkëputen nga zhurmat e ambientit.
Por çfarë thonë mjekët për përdorimin e tepruar të kufjeve?
Gjatë një dite pune në qendrën shëndetësore mjeku Otorinolaringolog Ylli Kërçani njofton se ka deri në 70 vizita që lidhen me probleme të dëgjimit. Një pjesë e konsiderueshme e tyre përfshin të rinjtë. Janë moshat e reja nga 12 vjeç, 15 vjeç apo deri në 20- vjeç.
Alarmi që japin mjekët është humbja në mënyrë të parakohshme e dëgjimit nëse kufjet përdoren për një kohë të gjatë.
Mundësisht t’i evitojnë fare kufjet sepse sjellin ndryshime dëgjimi të përhershme dhe të pariparueshme”.


