Ato bëjnë pjesë në sferën e arkitektëve më të talentuar të moshës së tyre, ndonëse meritat shpesh herë iu janë atribuuar meshkujve.
Më poshtë do të njiheni me historitë e femrave që ndihen të lodhura së qënurit janë historisë së arkitekturës.
Denise Scrott Brown ishte një profesoreshë e asociuar kur u martua me Robert Venturin në vitin 1967. Ajo vinte nga Universiteti i Pensilvanisë dhe ai i Berkley-t, kur ndërmorri programin e parë në shkollën e re të arkitekturës në Universitetin e Kalifornisë. Broën kishte një rekord të konsiderueshëm botimesh, studentë entuziastë, si dhe vlerësimin e kolegëve të saj. Por martesa ia kishte ndryshuar gjërat dhe shenja e parë aprovuese erdhi kur një arkitekt me të cilin ajo kishte punuar, i tha: “Ne të zyrës mendojmë se ai që realisht shkruan është Bob.” Kjo ishte një tregues i asaj që do t’i vinte përgjatë karrierës. Scott Broën do të njihej si gruaja e arkitektit postmodern të famshëm Bob Venturi, i cili vdiq muajin e kaluar, dhe jo pjesëtare e një bashkëpunimi intelektual që ndryshoi botën e arkitekturës.
Sikurse e ka treguar vet ajo në një shkrim të vitit 1989 (Dhoma në kat të fundit? Seksizmi dhe Sistemi i Yjeve në Arkitekturë), Denise do të lihej edhe jashtë darkave festive me arsyen se “gratë e martuara nuk ftohen”; do të përjashtohej nga intervistat e punës sepse statusi “gruaja e arkitektit” e shqetësonte bordin; do të bëhej pjesë e takimeve të panumërta që do të fillonin me fjalinë “Pra edhe ju qenkeni një arkitekte?”
Për t’i kurorëzuar të gjitha këto, kur juria e çmimit “Pritzker” do të përshkruante në vitin 1991 sesi puna e tyre e punës ishte “zgjeruar dhe kishte ripërcaktuar kufijtë e artit të arkitekturës në këtë shekull, si askush tjetër”, çmimi iu dha vetëm bashkëshortit të saj, Venturit.
Në vitin 2013, dy studentë të Shkollës Pasuniversitare të Dizanjit në Harvard filluan një peticion online për të kërkuar që kontributi i Denise të njihej. Peticioni momentalisht ka më shumë se 20.000 nënshkrime.
“Ata nuk më kanë borxh mua një çmim “Pritzker”, por një përfshirje në ceremoninë e organizuar”, do të shprehej Denise Scott Brown. Lord Peter Palombo, kryesuesi i jurisë për dhënien e çmimit, e mohoi diçka të tillë. “ Një juri e mëvonshme nuk mund të rihapë dhe të gjykojë punën e një jurie të mëparshme”, do të përgjigjej ai, përpara se të falenderonte nënshkruesit e peticionit për “thirrjen e trajtimit të një problemi më të përgjithshëm,përkatësisht atë të sigurimit të një ambjenti të drejtë dhe të barabartë brenda profesionit.” Vetëm një vit më parë, juria e Palombos do t’i jepte çmimin Pritzker arkitektit kinez Wang Shu, duke pasur parasysh faktin se praktika e tij ka qenë gjithmonë një partneritet i përbashkët me gruan e tij arkitekte, Lu Wenyu.
Ky muaj duket se po shënon hapësirën e rregullimeve të vogla të gabimeve të së kaluarës, pasi 87-vjeçarja Denise Scott do të shpërblehet me medaljen Soane. Ajo është fituesja e dytë e një shpërblimi vjetor dhënë arkitektëve të cilët kanë dhënë një kontribut të madh në fushën e tyre.
Kontributet individuale të partneriteteve krijuese janë gjithnjë të vështira për t’u shkëputur. Megjithatë, vendosja e stendave të hot dogëve dhe billboarde-ve në vëmendjen e arkitektëve kurrë nuk do të ishte realizuar pa Scott Brown, e cila e shtjelloi këtë qëndrim arkitekturor në botimin “Manifesti i Butë” (1972). Ajo kishte bërë disa pelegrinazhe në rrugët e Vegasit, në kohën kur ajo solli Venturin atje në vitin 1966, e tërhequr nga një magjepsje me popullaritetin rrugor dhe kulturën pop që ajo kishte zhvilluar duke u rritur në Afrikën e Jugut.
Brown zgjodhi pikërisht Las Vegasin si subjekt që do të shpjegonte në Yale, sëbashku me Venturin dhe Steven Izenour në vitin 1968. Ajo gjithashtu krijoi termin “duck” për t’iu referuar ndërtesave që veprojnë si objekte skulpturore dhe simbolike, të cilat janë të kundërtat e strehëve të dekoruara. Termi është popullarizuar gjatë dekadave, shpesh i referuar si “duck Venturian”.
Scott Brown nuk është e vetme në “llojin” e saj. Një maskë e padukshme dhe e thellë e institucionalizuar i ka fshehur gratë gjatë partneriteteve të suksesshme arkitektonike.
Përmendim këtu punën e MJ Long në Bibliotekën Britanike, një projekt që është krijuar jo vetëm në sajë të talentit të bashkëshortit të saj. Po ashtu në radhë gjendet edhe Su Rogers, Wendi Foster dhe Patty Hopkins, bashkë-themeluesja e Architects of Hopkins, të cilën nëpërmjet Photoshopit e hoqën nga fotografia ku kishte dalur me një grup arkitektësh meshkujsh për tëpromovuar serine BBC 2014, The Brits Who Built the Modern World. Sakaq, edhe suksesi global i Daniel Libeskind vjen vetëm falë gruas së tij, Nina, një negociatore e frikshme e cila ka trajtuar çdo aspekt të menaxhimit të kompanisë.
Artistja holandeze, Madelon Vriesendorp ka qenë për shumë kohë e mësuar me mungesën e dhënies së meritave grave të arkitektëve meshkuj rebelë. Në fillim të viteve ’70, kur ajo u shpërngul në Nju Jork me burrin e saj, Rem Koolhaas, filloi të pikturojë një sërë imazhesh të frymëzuara nga arkitektura e Manhatanit. Piktura e saj e fundit, Flagrant Délit, do të bëhej mbulesa e librit polemik Koolhaas, Delirious New York.
‘’Unë nuk dua të bëj një bujë’’, është shprehur ajo për gazetarin e The Guardian.”Por ka pasur shumë gabime historike, të cilat vazhdojnë të përsëriten”.
Kur asaj iu dha çmimi Ada Louise Huxtable më herët këtë vit nga Rishikimi Arkitektonik, ajo përmendi lëvizjen #MeToo. Por ajo theksoi se “më e shpeshtë, dhe më shumë tinëzare, është mënyra se si gratë shpërfillen dhe janë të padukshme për sytë vetë-nxitës të zhveshur ambicioz”. Për këto gra, ajo than në nota shakaje: “Unë do të doja të filloja një kundër-lëvizje, të quajtur “As Unë”.
Ashtu si Scott Brown, ajo ka hasur mjaft pengesa nga mentaliteti. Një dekan i shquar i një shkolle arkitekturore amerikane, kur iu paraqit asaj nga Koolhaas, nuk pranoi tia shtrëngonte dorën. “Unë nuk besoj në atë karrem feminist,” i kish thënë ai, citon Huxtable.
“Ne pranuam gjithçka,” thotë ajo. “Ekzistonte ideja se burrat kishin këtë thirrje, ata thjesht nuk mund të ndihmonin vetveten. Pastaj ishin gratë që duhej të rrinin të heshtura dhe të duronin burrat e tyre të famshëm.’’ Ajo citon se pasja e fëmijëve dhe kostoja e kujdesit ndaj tyre mund të renditen si arsyet kryesore se përse shumë gra përfundonin duke u lënë mënjanë. Ndoshta nuk është rastësi që shumë prej arkitekteve të shquar në botë si Zaha Hadid, Liz Diller dhe Kazuyo Sejima nuk kishin fëmijë.
Sipas një sondazhi të Grave në Arkitekturë të kryer nga Ditari i Arkitektëve, më shumë se 90% e arkitektëve femra në Britani të Madhe besojnë se amësia pengon karrierën e tyre. Më shumë se gjysma e të anketuarve thanë se e kishin përjetuar diskriminimin seksual, ndërsa një sondazh tjetër zbuloi se gratë zënë vetëm 10% të pozicioneve drejtuese në firmat kryesore arkitekturore të botës.