Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së dielës pranë “Pallatit me Shigjeta”, në Tiranë.
Sipas policisë, rreth orës 21:08 në bulevardin “Bajram Curri”, dy persona “janë konfliktuar me njëri – tjetrin dhe gjatë konfliktit kanë gjuajtur me armë zjarri në ajër”.
Policia ka shoqëruar njërin prej autorëve të dyshuar, 25-vjeçarin A. B., i cili ka dëmtime të lehta në këmbë.
Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë, ndërsa po kërkohet për pistoletën që A.B. dyshohet se e ka hedhur në afërsi të vendngjarjes.
Forcat blu po punojnë për kapjen e autorit tjetër të përfshirë në konflikt.