Të shtënat me armë zjarri që u regjistruan një natë më parë në Shkodër dyshohet se kanë ndodhur pas një konflikti të çastit. Sipas Policisë, të shtënat kanë ardhur pas një sherri mes tre personave, dy prej tyre vëllezër.
Report Tv ka mësuar emrin e autorit që qëlloi me armë zjarri një natë më parë në Shkodër.
Bëhet me dije se ai është Kristian Fermosi, i cili qëlloi me armë zjarri drejt makinës ‘Touareg’ së dy vëllezërve.
Nga ana tjetër, dy vëllezërit janë identifikuar si Ardian Kiri dhe David Kiri.


