• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË SHTËNAT ME ARMË NË VELIPOJË/ Policia aksion, zbulon një arsenal armësh në shtëpinë e…
Home
Breaking News

TË SHTËNAT ME ARMË NË VELIPOJË/ Policia aksion, zbulon një arsenal armësh në shtëpinë e…

27 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas të shtënave me armë zjarri, të regjistruara paraditen e sotme në fshatin Luarëz në Velipojë, policia ka shpallur në kërkim një 50 vjeçar me inicialet G.S.

Shpallja në kërkim e 50-vjeccarit erdhi pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në zonë, policia zbuloi një arsenal armësh, të cilat ishin fshehur në një shtëpi ku nuk banonte njeri, e cila rezultoi në emër të 50-vejcarit.

Në shtëpinë  e 50-vjecarit, u gjetën dhe u sekuestruan   një armë ushtarake të rëndë  Granat-hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, rreth 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete.

Capture

Njoftimi i plotë i policisë:

Velipojë -Shkodër

Operacioni policor i koduar “Luarëz”

Sekuestrohet Granat-hedhës, municion luftarak, silenciator, radio policie

Shpallet në kërkim poseduesi i tyre

Në vijim të krehjes së zonës për gjetjen dhe arrestimin e personave që qëlluan me armë zjarri në ajër në afërsi të fshatit Luarëz të Njësisë Administrative Velipojë, ku shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Shkodër të mbështetura nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të FNSH Shkodër rrethuan zonën në një perimetër të gjerë, grupi hetimor mori informacion se autorët e mundshëm kanë lëvizur në drejtim të fshatit Luarëz dhe se mund të jenë fshehur në banesat e këtij fshati.

Në bazë të këtij informacioni, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të Komisariatit të Policisë Shkodër të mbështetura dhe nga FNSH Shkodër, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Luarëz”.

Gjatë operacionit Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa, ku gjatë kontrolleve është marrë informacion për një arsenal armësh që mund të ishin të fshehura në banesë në pronësi të shtetasit G.S., në të cilën nuk banonte njeri.

FNSH-ja dhe Policia e Shkodrës pas marrjes së masave për rrezikshmërinë që mund të kishte ky kontroll, pasi dyshohej se aty mund të ishin fshehur autorët, ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit G.S, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë ushtarake të rëndë Granat-hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, rreth 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete.

Pas veprimeve të para procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. S. 50 vjeç, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Grupi Hetimor ka fiksuar prova të vlefshme në këtë banesë që do t’i shërbejnë hetimit edhe për ngjarje të ndodhura më parë.

Vijon operacioni dhe krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ADMINISTRATA.AL/ Platforma më e re për menaxhimin e burimeve njerëzore
Previous article PARTIZANI-LAÇI/ Gega kërkon të mbyllë sa më shpejt çështjen e titullit (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë Aktualitet

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit Aktualitet

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT