Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë, pak minuta më parë, ku pranë stadiumit Dinamo ka pasur të shtëna me armë, dhe dyshohet për të paktën një të vrarë.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe rrethanat e ngjarjes.
Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa janë ngritur pika kontrolli në kryeqytet, për të bërë të mundur identifikim dhe kapjen e autorit/ve.


