Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur në lagjen nr. 13 të qytetit të Durrësit, ku një 37-vjeçar, identifikuar si I. N., dyshohet se ka qëlluar me armë nga automjeti që po drejtonte, me qëllim kanosjen e një 50-vjeçari, shtetasit D. K.
Ngjarja, e ndodhur për motive të dobëta, ka alarmuar banorët e zonës. Autorët, pasi kanë qëlluar në tokë për të trembur viktimën, janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka shpallur në kërkim jo vetëm autorin e dyshuar të të shtënave, por edhe pasagjerin në automjet, R. M., 25 vjeç, për moskallëzim krimi.
Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sekuestrimin e automjetit të përdorur në ngjarje. Materialet janë referuar Prokurorisë së Durrësit për vijimin e hetimeve.
Policia e Durrësit u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin dhe arrestimin e personave në kërkim.
Njoftimi i policisë:
DVP Durrës
Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, në tokë, ndërkohë që drejtonte automjetin, për të kanosur një shtetas, shpallet në kërkim 37-vjeçari.
Shpallet në kërkim dhe një 25-vjeçar (pasagjer në automjet), për moskallëzim krimi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, pas kallëzimit të bërë dje, nga shtetasi D. K. se një shtetas e kishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin e këtij shtetasi dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi I. N., ndërkohë që qarkullonte me automjet, me pasagjer shtetasin R. M., në lagjen nr. 13, Durrës, ka qëlluar me armë zjarri, për të kanosur shtetasin D. K., 50 vjeç, për motive të dobëta, dhe më pas është larguar me automje
Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit I. N., 37 vjeç dhe R. M., 25 vjeç, banues në Durrës, si dhe automjeti i dyshuar i përdorur në këtë ngjarje. Vijon puna për kapjen e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.