Të paktën 14 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e disa të shtënave më armë në një agjenci funerale në Chicago, SHBA.
Sipas të dhënave të para të policisë një person nga një makinë në ecje ka hapur zjarr në drejtim të agjencisë funerale ku ishin mbledhur të afërmit e një personi që kishte mbetur i vdekur pasi ishte qëlluar me armë zjarri.
Të paktën 60 të shtëna janë qëlluar në total. Disa prej të plagosurve u dërguan me urgjencë në spital dhe janë në gjendje të rëndë për jetën. Policia amerikanë ka ndalur një person si të dyshuar për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.






