Të shtëna me armë në Hartford, në verilindje të Baltimorës, në Maryland. Policia flet deri tani për disa persona të lënduar.
Autoritetet kanë ftuar banorët e zonës të vendosen në zona të sigurta. Shkëmbimi i zjarrit ka nisur sipas dëshmive të para, në një kryqëzim në zonën e Perryman, jo shumë larg qytezës së Aberdeen, në kontenë e Harford dhe më pas në zonën e një kishe dhe një parku, por ende nuk ësHtë e qartë se si efektivisht ka ndodhur përleshja me armë.
Të shumtë besohet se janë të plagosurit, por asgjë nuk dihet për gjendjen e tyre shëndetësore. Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur në Maryland, dhe sipas asaj që raportojnë disa media lokale ka nisur në magazinën e një ndërmarrjeje.
Policia po e ndjek agresorin në një zonë të pyllëzuar, por ku ka edhe disa shkolla, tregojnë dëshmitarët.


