Dy shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë arrestuar në Spanjë dhe Itali.
Në Spanjë, u vu në pranga një 29-vjeçar, në kuadër të operacionit policor, “The Zone”. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
29-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me babanë dhe vëllanë tij, në vitin 2022, ka përshtatur një ambient në Shkodër për tharje dhe prodhim të kanabisit.
Ndërsa në Itali u arrestuar 37-vjeçari Edvaldo Nanushi në kuadër të operacionit “Gain”.
Në vitin 2022, Gjykata e Krujës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Vijon bashkëpunimi i policisë shqiptare me homologët, për të finalizuar ekstradimet e këtyre 2 shtetasve, në Shqipëri.


