• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË SËMURËT MENDORË QË VRASIN/ Krimet MAKABËR ndër vite. Nga Tirana në Memaliaj e Laç (FOTO)
Home
Ekskluzive

TË SËMURËT MENDORË QË VRASIN/ Krimet MAKABËR ndër vite. Nga Tirana në Memaliaj e Laç (FOTO)

2 September, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme teksa një 33 vjeçar nga Memaliaj ka vrarë me sëpatë të atin e tij, 77 vjeç.

Ndonëse tentoi të arratisej, Arjan Shahaj u arrestuar 3 orë pas krimit nga policia. Shpejt u kuptua se autori ishte me probleme mendore dhe se ka qenë më parë i dënuar me 12 vite për vrasje.

Ky rast nuk është i vetmi rast që ngre alarmin se çfarë duhet të bëhet me personat me probleme mendore e si duhet të trajtohen, pasi janë kthyer në një rrezik të përhershëm për shoqërinë.

Duket se edhe zgjidhjet që i janë dhënë herë pas here gjatë viteve nuk kanë funksionuar duke parë këtu edhe statistikat e frikshme të ketyre vrasjeve në të paktën 10 vitet e fundit.

Një nga rastet më të renda është ai i Palasës ndodhur në vitin 2016

I sëmuri mendor Jorgo Zani masakroi një minoren 12-vjeçar, ngjarje e cila mund të ishte shmangur nëse institucioni që ka diagnostikuar autorin do të kishte zbatuar legjislacionin në fuqi për personat me probleme mendore.

Në Prill të 2015, i sëmuri mendor vret me kazmë babain

Një 46-vjeçar me të meta mendore, vrau me kazmë babanë e tij 82 vjeç, me të cilin banonte në një shtëpi private në Kinostudio.

Policia e Tiranës arrestoi autorin e vrasjes, Simon Prifti, 46 vjeç, Babai i tij, Piro Prifti, 82 vjeç, kishte denoncuar herë pas here dhunën e ushtruar nga i biri, por nisur nga gjendja e tij mendore, nuk ishte marrë ndonjë masë.

Në 3 tetor 2015, i sëmuri mendor vret efektivin e FNSH-së, Simon Gjeta

Ruzhdi Aishta, 56 vjeçari I cili mbrëmjen e 3 tetorit, ekzekutoi efektivin e FNSH-së me detyrë komandant grupi , Simon Gjeta, i cili së bashku me një grup forcash special kishte shkuar të kryente arrestimin e tij? Ruzhdi Aishta jetonte i vetëm. Kishte problem mendore dhe disa herë ishte shtruar në spitalin psiqiatrik.

Në mars të 2014, i sëmuri mendor qëllon për vdekje dy vëllezërit

Një i sëmurë mendor terrorizon Laçin, qëllon me breshëri automatiku në mënyrë të pakontrolluar, duke vrarë dy vëllezër brenda në një lokal dhe pasi del jashtë qëllon sërish në mënyrë pakontrolluar duke plagosur dy kalimtarë të rastit.

Viktimë mbetën vëllezërit Andrea Cara dhe Endri Cara. Altin Piroli, rezultonte sipas policisë së Qarkut të Lezhës person me probleme mendore.

14 gusht 2013, i sëmuri mendor vret nënën e tij me drutë që perdoren për ngrohje

Një 51-vjeçar me probleme mendore vret nënën e tij, e vetmja që kujdesej për të. Krimi i rëndë brenda familjes ndodhi në fshatin Kullë të Durrësit pas një debati për motive të dobëta. Djali e goditi nënën e tij, me drutë që përdorte për ngrohje, derisa i ka shkaktuar vdekjen.

Në 2011, i sëmuri mendor vret 10 vjeçarin në Berat

Një fëmijë 10-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është goditur nga një person me probleme mendore. 10-vjeçari E.A nga Luari i Fierit kishte shkuar tek daja e tij dhe ndërsa po luante me fëmijët, është goditur me sende të forta nga 26-vjeçari Hysen Senka që rezultonte të ishte me kartelë mjekësore për problemet mendore.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ELBASAN ARENA" PUSHTOHET NGA UJI/ Shtyhet ndeshja Shqipëri-Finlandë (VIDEO)
Previous article PO SHIJON PUSHIMET NË MYKONOS/ Kush është femra që po shoqëron Renato Mekollin?

F.autor

Postime të ngjashme

NDODH NË DEVOLL/ Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës Aktualitet

NDODH NË DEVOLL/ Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

E FRIKSHME/ Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, plagoset një person Aktualitet

E FRIKSHME/ Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, plagoset një person

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT