Policia e Beratit ka arrestuar tre persona, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Ata janë kapur nga shërbimet policore duke kultivuar kanabis në fshatin Meçkë, Komuna Lumas Kuçovë, si dhe me armë zjarri pa leje.
Njoftimi i policisë:
Berat më datë 13.08.2019, rreth ores 03.00, nga ana e Strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Berat, dhe Komisariatit të Policisë Kuçovë, u finalizua me sukses operacioni i koduar ”Agimi” ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1. Riza Xhemal Gjoroveni, 28 vjeç, banues në fshatin Qereshnik Berat.
2. Fatos Faredin Ballanga, 27 vjeç, banues në fshatin Qereshnik Berat.
3. Mehmet Xhevit Toska, 44 vjeç, banues në fshatin Balibardhë Berat.
Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë për arsye se, janë kapur nga shërbimet policore duke kultivuar bimë narkotikë në fshatin Meçkë, Komuna Lumas Kuçovë, si dhe me armë zjarri pa leje.
Në cilësinë e provës materiale janë kapur si dhe u sekuestruan: një çadër për banim, e cila shërbente për fjetje, bimë narkotike të thara ne peshe 900 gramë, një peshore elektronike si dhe 860 bimë narkotike të kultivuara të përmasave ngas 40 -70 cm, një automatik model 56, një pushkë model 54 , një krëher dhe 150 fishekë.


