• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
A do të rritet çmimi i energjisë elektrike për shqiptarët? Ky është vendimi
Home
Ekonomi

A do të rritet çmimi i energjisë elektrike për shqiptarët? Ky është vendimi

26 November, 2017 k.autor Ekonomi

Edhe pse gjatë vitit 2017-të sektori energjitik shpenzoi 200 milion euro për të blerë energji për shkak të thatësirës, çmimi i energjisë për konsumatorët për vitin e ardhshëm nuk do të ndryshojë.

Burime zyrtare të OSHEE-së thanë për Televizionin Klan se nuk do të kërkohet as ulje dhe as rritje e tarifave, por në ERE do të çohen vetëm pasqyrat financiare dhe planet e investimit për vitin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, KESH do të aplikojë çmimin që i shet kompanisë së shpërndarjes në bazë të kostove reale. Humbjet e këtij viti, të cilat llogariten që në fund të Dhjetorit të arrijnë në – 88 milion dollarë, korporata do t’i llogaritë në strukturën e çmimit që do t’i shesë energji vitin e ardhshëm OSHEE-së, i cili do të jetë më i lartë se regjimi aktual 1.4 lekë/kilovat orë.

Në total për këtë vit, thatësira bëri që të gjitha paratë e fituara të sektorit nga reforma në këtë sektor, 200 milion euro, të shpenzohen për të importuar energjinë nga jashtë.
Edhe viti i ardhshëm parashikohet që të jetë i thatë dhe të ketë të njëjtin prodhim të energjisë elektrike në kaskadën e Drinit.

Këtë vit, KESH do të arrijë të prodhojë 2.8 terravat orë energji, ndërsa për 2018 -ën llogaritet të prodhohet 3.1 terra. Niveli i ujit në liqenin e Fierzës në fillim të janarit parashikohet të arrijë 270 metra, ndërsa rezerva energjitike me të cilën do të nisë punën në 2018-ën është dy herë më e vogël se ajo e këtij viti./Klan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pije energjike pa akcizë, shumica synon ndryshime në paketën fiskale 2018
Previous article Tinka Kurti mes lotësh: Ana tjetër e Aleksandër Lalos

k.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT