• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË RINJTË QË U GJETËN TË VDEKUR JASHTË VENDIT/ Arsyet e mistershme që çuan në TRAGJEDI… (RASTET)
Home
Breaking News

TË RINJTË QË U GJETËN TË VDEKUR JASHTË VENDIT/ Arsyet e mistershme që çuan në TRAGJEDI… (RASTET)

13 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të rinjtë që largohen nga Shqipëria për nje jëtë më të mirë e shohin migrimin si mundesinë e artë për të ardhmen e tyre.
Por rastet kanë deshmuar se shpeshherë kjo vajtje e tyre, ka përfunduar më tragjedi që ende sot e kësaj dite, kanë mbetur të pazbardhura.
Rasti më i fundit ishte ai i sotëm ku një 22 vjeçar në Greqi, u gjet i vdekur në një plazh afër banesës së tij.

Çfarë ndodhi sot:
I riu shqiptar i cili u gjet i vdekur mëngjesin e kësaj të premteje në plazhin e Chania-s në Greqi, dyshohet se është vetëvrarë.


Vendi ku ndodhi ngjarja

Duket të jetë një vetëvrasje, por raporti i mjekësisë ligjore dhe hetimet nga oficerët e policisë së Chania-s do të hedhin dritë mbi rrethanat e vdekjes së 22-vjeçarit, raportojnë mediat greke, duke cituar burime policore.

Një provë e gjetur në vendngjarje që forcon tezën e vetëvrasjes është një letër. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një “shënim lamtumirë” që viktima kishte lënë për familjarët, duke u shpjeguar arsyet se përse kishte vendosur ti jepte fund jetës.

Rastet:

I riu gjendet i vdekur në parkimin e spitalit
Një i ri shqiptar është gjetur i vdekur në parkingun e një spitali në Brindisi, Itali.

Parkingu i spitalit ku ndodhi ngjarja

Alarmi është dhënë nga një kalimtar i rastit që ka gjetur trupin e pajetë.
Mjekët i kanë ardhur menjëherë në ndihmë, por pa mundur të ndihmojnë të riun shqiptar. Sipas hetimeve i riu ka vdekur nga asfiksia, ndërkohë që në dorën e tij është gjendur një gozhdë të cilën dyshohet se e ka përdorur për të varur veten në pemën në të cilën u vetëvra.

Gjermani, i riu shqiptar dhunohet dhe gjendet i vdekur në liqen

Trupi i pajetë i një shqiptari është gjetur në liqen nga policia gjermane. I riu shqiptar quhet Xhoi Musaj, 18 vjeç dhe sipas hetimeve të prokurorisë dhe policisë, i riu shqiptar është viktimë e një krimi të dhunshëm.

Xhoi Musaj

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Erbach, ndërsa shqiptari ishte me vendbanim në landin Nordrhein-Ëestfalen.

Sipas autopsisë, trupi i 19-vjeçarit shqiptar ka plagë të rëndë, të cilat i kanë shkaktuar atij edhe vdekjen.

Viktima është gjetur nga banorë të zonës. Ndërsa policia bën të ditur se viktima kohët e fundit ka banuar në Steinfurt të landit Nordrhein-Ëestfalen. Nga mesi i muajit prillit ai kishte ardhur me tren në drejtim të Gjermanisë së jugut

 

22 vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në banesë

Një i ri shqiptar është gjetur i vdekur në Itali, në banesën ku jetonte bashkë me nënën e tij.

Ka qenë kjo e fundit që e ka gjetur Zamir Beun 22-vjeçar të pajetë në dhomë. Dyshohet se ai mund të jetë vetëvrarë. Ai jetonte në zonën e Madona del Pianos në Itali.

Zamir Beu

I riu kohët e fundit ishte disi depresiv, ka thënë e ëma për policinë.

Angli, gjendet i vdekur një emigrant shqiptar
Një emigrant shqiptar, është gjetur i vdekur në mënyrë të mistershme në Angli.

Shkëlzen Dauti
Bëhet fjalë për 21- vjeçari Shkëlzen Dauti, i cili njihet ndryshe si “Genny”, u gjet i vdekur gjatë me një plagë në gjoks në Gilpin Close, Southampton, Hampshire.

Gjendet i vdekur në makinë 35-vjecari nga Tirana

Viktima është 36-vjeçari Ervin Myrtaj, nga Tirana.

Ngjarja ka ndodhur në Xhenova, ku i riu shqiptar është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij. Ishte bashkëshortja që e ka gjetur atë të pajetë, teksa ky i fundit sapo kishte dalë nga shtëpia.

Dyshohet se 36 vjeçari vdiq si pasojë e një ataku kardiak.
Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Ronaldo çudit tifozët, portugezi vendos të rikthehet në Madrid
Previous article Pse të gjithë aktorët kanë përfunduar moderatorë? Vin Bejleri zbulon arsyen: Nuk kemi...

F.autor

Postime të ngjashme

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT