Opozita proteston sot për herë të nëntë para kryeministrisë për rrëzimin e kreut të qeverisë Edi Ramën.
Siç edhe është lajmëruar, protesta do të nisë në orën 18:00, I cili duket se është zgjedhur si një orar i pazakontë në krahasim me të tjerat të cilat kanë qënë kryesisht paraditeve.
Derimë tani, moti duket krejtësisht i paqendrueshëm dhe priten reshje të dendura shiu.
Sipas burimeve pranë partisë demokratike pritet që Kreu i demokratëve Lulzim Basha të mbajë një fjalim ndryshe nga herët e tjera që në fillim.
Gjithashtu, partia demokratike ecën sot me sloganin se protestën do ia lënë në dorë “vullnetit të njerëzve”.
Nga ana tjetër, mësohet se PD ka kërkuar leje për protestën deri në mesnatë.
Pjesa tjetër e skenarit, mbetet ende e paqartë.
Përgatiti: AlpeNews.al


