Një sherr i rëndomtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në linjën e autobusit Fushë Krujë-Tiranë, me protagoniste disa femra.
Nga pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ, nga një qytetare e pranishme në vendngjarje, duket se situata ka qënë shumë e tensionuar.
Qytetarja tregon se vajzat kanë hyrë në autobus bashkë me disa familjarë të tyre. Fillimisht ata janë zënë vetëm me fjalë, por situata u tensionua dhe vajzat filluan të kapeshin prej flokësh e të godisnin njëra-tjetrën me ç’të gjenin përpara. Sipas qytetares në përleshje janë përfshirë edhe familjarët e tyre.