Nuk ka asgjë të keqe të telefonosh kryeministrin për aq kohë sa ky I fundit e ka bërë publik numrin e tij të telefonit, si rralleherë vetëm e vetëm për studentët.
E megjithatë, ndonëse kjo protestë pot ejkalon limitet e veta, nga grupe studentësh që po lënë një pjesë të mirë pa mësim, sot ka tejkaluar edhe cakun e radhës.
Disa prej të rinjve, kanë telefonuar kryeministrin Rama në “whatsapp”, dhe të gjithë bisedën e kanë regjistruar me video, për ta bërë kështu virale më pas.
E vërteta është se nëse kjo bisedë do të ishte kryer nga studentë të vërtetë do ishte deri diku e pranueshme.
Sipas burimeve, studentët që bojkotojnë gjatë gjithë kësaj jave mësimin e që janë ngujuar janë as më shumë e as më pak se militant të PD dhe LSI.
Pra, opozita edhe sot e bëri shfaqjen e turpshme. Në mbyllje të telefonatës, dëgjohët një e sharë nga studentët e nëse këto janë vlerat e arsimit për të cilën prej javësh protestohet, dukshëm ka nevojë për ndryshim.
Pjesë nga biseda e Ramës me studentët
Rama: A sa e madhe aaa.
Studentja: Po argëtoheni?
Rama: Ça tha ai veshëgjati?
Rama: Unë jam i gjatë 198 cm.
Studentja: S’na the se e pëlqen protestën?
Rama: Të thashë sa e pëlqej protestën. Idiotësi më të madhe se kaq nuk kam parë.
Studenti: Jemi 150 mijë studentë, pse të gjithë budallenj jemi?
Rama: Pse 150 mijë jeni ju aty?
Studenti: Jo jemi 150 pa 1, se njëri iku deri aty tutje. Protesta jonë është më e fortë se qeveria juaj?
Rama: Kjo është protesta më e fortë kjo juaja?
Studenti: Sigurisht, një formë proteste është dhe kjo.
Rama: Kjo protesta juaj është një idiotësi. Që të mbylleni brenda dhe të rrini atje, s’ka asnjë lidhje me protestës së cilës i jam referuar dhe i referohem ende.
Studenti: I ke përgjigjet shumë të gjata…
Rama: Si të doni…
Studenti: Po po… vazhdoni se po ju presim. E kemi për nder që po flasim me ju.
Studenti: Trumpi s’flet me amerikanët, ju flisni me ne…Hajd mo… Kjo pjesa e idiotësisë ç’a është?
Rama: Atyre që janë pa edukatë, iu kam thënë që jeni paedukatë…
Studentja: Po për ne çfarë mendon deri tani?
Rama: S’thashë gjë për ju deri tani… Më pyetët si ju duket, ju thashë më duket idiotësi, s’keni pse të ofendoheni.
Studentja: S’na dhatë një numër nga 1-10 sa ju pëlqen protesta?
Rama: Kjo s’është protestë, është idiotësi. Të mbyllesh brenda, të mos dish çfarë kërkon, të pengosh të tjerët, është idiotësi.
Studenti: Përgjysmo tarifat e masterit vëlla..
Rama: Si the ti vëlla? Tarifat e masterit nuk përgjysmohen, jo të ngujoheni por të dilni pas kushedi sa vitesh…
Studentja: Unë mendoj t’i mbyllni fare masterat…
Rama: Nuk përgjysmohen.
(Rama mbyll telefonin)
Njëri nga studentët shan: Të q… r…t.
/AlpeNews.al