• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TË PREKUR NGA TRMETI DHE PËRMBYTJET/ Balla dhe Suli me banorët e Kamzës: Verifikim çdo shtëpie
Home
Politikë

TË PREKUR NGA TRMETI DHE PËRMBYTJET/ Balla dhe Suli me banorët e Kamzës: Verifikim çdo shtëpie

6 October, 2019 k.autor Politikë

Kreu i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla dhe kreu i Bashkise se Kamzes, Rakip Suli kane vizituar sot banoret e kesaj bashkie, te prekura nga tërmeti i dy javëve më parë, por edhe nga përmbytjet që pasuan pak ditë më pas nga reshjet e dendura të shiut.

 

“Jemi këtu për t’ju thënë se kemi përfunduar fazën e parë ku përfshihet menaxhimi i emergjencës dhe strehimi i familjeve me banesa tërësisht të dëmtuara, po ashtu verifikimi i çdo shtëpie të dëmtuar dhe të krijimit të një rregjistri të objekteve të dëmtuara realisht nga tërmeti. Dua ta nënvizoj, banesa realisht të dëmtuara nga tërmeti, për t’i prerë rrugën çdo abuzimi”- ka thene Balla, gjate takimit me banoret.

balla1

Sipas tij, “Qeveria🌹🇦🇱 këtë javë miratoi disa vendime shumë të rëndësishme në ndihmë të familjeve tuaja të prekura nga tërmeti prej të cilave unë do të veçoja vendimin për përjashtimin nga taksa e ndërtimit në infrastrukturë për të gjitha investimet mbi banesat e dëmtuara si pasojë e tërmetit. Qeveria do të sjellë në Kuvend Aktin Normativ për rishikimin e buxhetit të këtij viti, i cili garanton ndër të tjera edhe përdorimin e fondit rezervë për përballimin e situatës emergjente nga tërmeti”.

balla

Balla ka theksuar me tej se “Gjatë gjithë situatës së krijuar menjëherë pas tërmetit, Kryeministri Rama ka mbajtur kontakte me homologët e tij në Europë, duke siguruar mbështetjen e tyre në përballimin e situatës.Ne duhet të jemi mirënjohës për solidaritetin e vendeve anëtare të Bashkimit Europian🇪🇺, plot 14 vende, duke ofruar ndihma të domosdoshme për përballimin e emergjencës. Kjo është shprehje e qartë e partneritetit dhe përkatësisë sonë në BE”.

Sipas tij, “Inicijativa e Kryeministrit për krijimin e një Fondi me kontribute nga sipërmarrja për #SHQIPËRISOLIDARE🤝🇦🇱 është padyshim një mundësi tjetër e domosdoshme për t’iu gjetur pranë familjeve, shtëpitë e të cilave kanë nevojë për ndërtim apo rikonstruksion. Asnjë familje në nevojë nuk duhet të ndihet vetëm. Është detyra jonët’ju gjendemi pranë”.

Lidhur me viziten e bere ne kete zone, Balla informon se jane inspektuar edhe punimet që ka filluar Bashkia Kamëz për pastrimin e kanaleve.

“Kanalet e kullimit, të kthyera edhe në kanalizime të ujrave të zeza, janë të bllokuara prej vitesh. Të bllokuara nga kallamishtet dhe lloj-lloj mbetjesh të hedhura në to, duket qartë se aty nuk është vënë kurrë dorë. Kamza dhe Paskuqani kërkojnë padyshim investime të menjëhershme për kanalizimet e ujrave të zeza. Dhe për fat të mirë arritëm të bëjmë aktiv tani në Shtator një fond të Qeverisë gjermane përmes kfW prej afro 10 milionë Euro, fond i cili ishte pezull prej vitesh por që pengohej nga pa-aftësia e ish-drejtuesve të Bashkisë Kamëz. Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Kamëz shërbente deri në Shtator si tepsi për punësimin e militantëve, qofshin këta edhe rojet e SHQUP-it, por nuk kryente asnjë detyrim për abonentët. KfW kish vënë kusht shndërrimin e saj në SHA, por kush ta bënte? Luli dhe lulat e tij në Kamëz?!’- thote Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIRENAT E POLICISË NDEZUR/ Solidaritet me policët italianë që dhanë jetën në detyrë (VIDEO)
Previous article GJIKO MARTOI VËLLAIN/ Ja pamjet nga dasma me VIP-a

k.autor

Postime të ngjashme

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT