• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Të përndjekurit, skemë e re për të marrë pension. Ja ç’duhet të bëni
Home
Sociale

Të përndjekurit, skemë e re për të marrë pension. Ja ç’duhet të bëni

30 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Një vit burg, kur ishtë dënuarit politikë detyroheshin të punonin në minierë, do të njihet si dy vite punë. Qeveria miratoi dje projektligjin që lehtëson dhe shkurton vitet e punës për ishtë dënuarit politikë.

Sipas ligjit të ri që do të kalojë në kuvend, çdo i dënuar që ka punuar me detyrim në minierë, do të përfitojë pension minatori, shkruan “Panorama”.

Nga ana tjetër, ligji lehtëson edhe procedurat për dokumentet. Kjo, pasi kërkesa e deritanishme për të dorëzuar vërtetim nuk do të jetë më një detyrim për ata të dënuar që janë në prag pensioni. Me ligjin e ri, ata që kanë punuar dy vite në nëntokë, do t’u njihen si katër vite kontributive, ata që kanë 5 vite, do t’u njihen si 10 e kështu me radhë.

ÇFARË PARASHIKON LIGJI

“Koha e vuajtjes së dënimit të ish-të dënuarve politikë në burgjet ku punohej në minierë në nëntokë, për efekt pensioni, të njihet si punë e kryer në minierë në nëntokë. Periudha njihet sa dyfishi i periudhës së qëndrimit në këto burgje”, thuhet në ligj. Me skemën e re të pensioneve, sa më gjatë të punosh, aq më shumë del masa e pensionit. Duke llogaritur një vit për dy vite kohë pune, edhe masa e pensionit rritet.

Ligji i ri parashikon gjithashtu se, “Paga llogaritet sa paga e punës në minierë. Vërtetimi për kohën e vuajtjes së dënimit në burgjet ku punohej në minierë në nëntokë lëshohet nga Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë”. Kjo do të thotë se lehtësohen procedurat për nxjerrjen e dokumenteve nga një zyrë në tjetrën. Do të jenë vetë këto institucione që do të nxjerrin dokumentet.

PREMTIMI I AHMETAJT

Sipas Ahmetaj, janë 264 të dënuar në prag pensioni që përfitojnë drejtpërsëdrejti nga kjo nismë. Në një videokonferencë me ish-të përndjekurit para rreth 1 muaji, ai u premtoi atyre ndryshimin e skemës.

“Ju jeni 264, pra, jeni pak më shumë se 150 vetë që përfitoni nga ky ndryshim. Jeni 264 dhe menjëherë, sa të ndryshojë ligji, ju menjëherë automatikisht përfitoni të drejtën që ju ka munguar”, shtoi ministri. Ahmetaj premtoi se ata të dënuar që janë në prag pensioni, nuk do të duhet më të enden nga njëra ministri në tjetrën për të kërkuar vërtetim. Ky dokument do të hiqet dhe vitet e punës do të njihen automatikisht, duke i çliruar ata nga loja e ping-pongut që bënin institucionet, me alibinë se nuk ekzistojnë dosjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Reformimi, që nuk u bë kurrë në PD
Previous article ARBANA XHARRA/ Ne nuk jemi vilajet i Erdoganit, Turqia s’mundi të na zhbëjë dot për 500 vjet

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT