• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË PENDUARIT, TMERRI I BANDAVE/ Nga Adriatik Coli, tek Luftar Reçi e Nuredin Dumani: Si u çmontuan grupet kriminale
Home
Breaking News

TË PENDUARIT, TMERRI I BANDAVE/ Nga Adriatik Coli, tek Luftar Reçi e Nuredin Dumani: Si u çmontuan grupet kriminale

19 June, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dëshmia tronditëse e Nuredin Dumanit ka zbuluar jo vetëm përfshirjen e tij në një seri krimesh të rënda, por edhe mekanizmin se si funksionojnë organizatat kriminale dhe si lajnë hesapet mes tyre. Dhjetëra urdhër-arreste u firmosen, pasi Dumani pranoi të bashkëpunojë dhe të marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Një i penduar duhet t’i nënshtrohet procedurave ligjore që fillojnë nga ndryshimi i identitetit dhe marrjen në mbrojtje të familjarëve të tij, deri në ndryshim vendbanimit dhe strehimi në ato shtete me të cilat Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje për mbrojtjen e dëshmitarit. Megjithatë ndihma e dhënë nga bashkëpunëtorët e drejtësisë, vjen me një kosto përmes programit financiar të parashikuar në legjislacion.

Ekspertët pranojnë se numri i bashkëpunëtorëve të drejtësisë është rritur që nga 2004 kur u krijuan për herë të parë kushtet për mbrojtjen e dëshmitarëve.

EUGEN BECI
ISH-PROKUROR I KRIMEVE TE RENDA
Që nga viti 2005-2006 ka pasur një bum të penduarish të cilët kanë vazhduar deri në vitin 2013-2014 dhe më tej. Janë me dhjetra dhe nuk mund të ketë një shifër të saktë pasi ligji mbron ekzaktësisht identitetin, numrin dhe gjithccka ka të bëjë me dëshmitarët e drejtësisë.

SKERDIAN KURTI
PROFESOR KRIMINOLOGJI-PENOLOGJI
Askush nuk i di kush janë bashkëpunëtorët e drejtësisë për shkak se mbi ta rëndon një sekret profesional që kush e shkel atë sekret mund të dënohet.

Por, sa rrezikojnë bashkëpunëtorët duke dëshmuar krimet ku kanë marrë pjesë dhe organizatorët e tyre?

EUGEN BECI
ISH-PROKUROR I KRIMEVE TE RENDA
Rreziku sigurisht që për ta dhe familjarë të afërm, jo vetëm nëpërmjet presionit por edhe të rrezikut fizik, të integritetit të tyre fizik të drejtpërdrejtë është shumë i madh.

SKERDIAN KURTI
PROFESOR KRIMINOLOGJI-PENOLOGJI
Ata që pendohen vërtet sepse duan të bashkëpunojnë me drejtësinë, ata kanë një rrezik tepër të madh për veten e tyre dhe familjarët e tyre.
Grupi i dytë është shumë më shumë i riskuar. Janë ata që e ndjejnë rrezikun edhe nëse nuk do bashkëpunonin me drejtësinë. Janë grup që kërcënohen jashtë, nga anëtarë të organizatave të ndryshme kriminale por edhe anëtarë të organizatës së tyre kriminale.

Ndër vite kanë qenë disa bashkëpunëtorë të drejtësisë që kanë “çmontuar” bandat dhe grupet e krimit të organizuar. Bujar Buzani rrëfeu vrasjen e 6 gardistëve dhe plagosjen e 16 të tjerëve në Cërrik të 1997. Adriatik Coli çoi pas hekurave disa prej anëtarëve të bandës së Durrësit.

Petrit Lici fundosi kreun e bandës së Lushnjës, Aldo Bare. Ndriçim Gjokona zbërtheu grupin e vrasësve me pagesë, pjesë e të cilit ishte dhe bashkëpunëtori tjetër i drejtësisë Julian Sinanaj. Një tjetër i penduar Luftar Reçi, rrëfeu vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliut, ngjarje e ndodhur në vitin 2005.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRAT/ Sipërmarrjet e huaja pushtojnë Italinë, shqiptarët ndër më të shumtët
Previous article PAVARËSISHT DISS-EVE DHE IRONIZIMEVE/ Don Xhoni dëgjon dhe mbështet këngën e Noizyt

F.autor

Postime të ngjashme

Dalin EMRAT e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane Aktualitet

Dalin EMRAT e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al Aktualitet

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore Aktualitet

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT