• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË PATA THËNË LËRE RAKINË”/ Rama-Metës: Like rrëmbe sëpatën, shko priji duart atij të LSI që blinte vota
Home
Politikë

“TË PATA THËNË LËRE RAKINË”/ Rama-Metës: Like rrëmbe sëpatën, shko priji duart atij të LSI që blinte vota

23 April, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Nga qyteti i Durrësit, ku po zhvillon takimin e fundit të fushatës elektorale të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ironizoi Presidentin Ilir Meta, pas videos së publikuar sot në media, ku kandidati i LSI, Etjon Joka, shfaqej duke blerë vota.

Në fjalën e tij, Rama iu drejtua Metës, duke i thënë që tani duhet të rrëmbejë sëpatën e të shkojë t’i presë duart kandidatit të LSI, duke marrë shkasë nga deklaratat e Presidentit se “kush prek votën më 25 prill, do t’i pritet dora”.

“Po sot një deputet i Ilirit u kap duke vjedhur vota. Unë thashë tashi ti Like rrëmbe sëpatë, shko priti duart, mirëpo Likja nuk doli. Jo vetëm nuk doli, por lëshoi një postim “votoni, do jetë ditë feste, mos kini merak, ju vetëm votoni për demokracinë, vëllazërinë”. O Like, Like, ta kisha thënë o lëre rakinë, o do të ta nxjerrin me zor, dhe është më keq kur ta nxjerrin me zor, se kur e lë vetë. Tani mos dil më, rri mirë aty ku je, shumë mirë e the, jam dakord me ty, ditën e diel do të jetë ditë feste, ditën e diel të gjithë këta luanët e dalë nga zgafellat e historisë do të kthehen në lepuj, që të gjithë. Armata jonë e zemrave, mendjeve, qytetarisë, buzëqeshjeve, jo me klithma, britma, ulërima, sfurqe, sëpata, armë, por me zemër.

25 prilli është përplasja e fundit mes atyre që në historinë tonë kanë përfaqësuar një mallkim, që Shqipëria s’bëhet, që shqiptarët të shohin çfarë të kapin aty për aty, sepse këta janë vetëm ai mallkim që njëherë merr pamjen, emrin, zërin e Haxhi Qamilit, njëherë merr pamjet, emrin e zërin e Rrapush Xhaferrit, Sudes, Vehbiut, Saliut, pastaj merr pamjen e Lulit”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "UNË I KAM TELEFONUAR PRESIDENTIT, POR..."/ Benzema dhe takimi i bojkotuar, flet ish-menaxheri i francezit
Previous article PAS VRASJES/ Gazmend Bardhi nuk "ze mend", bën të fortin dhe përplaset me policët në Elbasan: Ua tregoj unë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat Aktualitet

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda Aktualitet

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda

SPAK MBYLL HETIMET PËR ERVIN MATËN/ Akuzohet për trafikimin e 250 kilogramë kokainë Aktualitet

SPAK MBYLL HETIMET PËR ERVIN MATËN/ Akuzohet për trafikimin e 250 kilogramë kokainë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT