Vendin e parë e mban Roma e trajnerit Di Françesko, që ka goditur plot 11 herë shtyllën dhe traversën. Vendin e dytë e mban Interi me 8 të tilla, ndërsa pas tyre ndodhen Juventusi me 7 shtylla, Fiorentina dhe Lacio me 6 dhe Napoli me 5.
Ndërkohë, lojtari më i pafat dhe që ka dhënë kontributin më të madh për kryesim e Romës është Edin Dzeko. Siç ka treguar portali zyrtar i Lega Serie A, sulmuesi boshnjak ka goditur katër herë shtyllat e portës kundërshtare në 11 ndeshje të luajtura në kampionat. Mbrapa tij është Imobile me tre dhe një listë e gjatë lojtarësh që përfshin mes të tjerëve Ivan Perisic dhe Matias Vecino (Inter), Dagllas Kosta, Paulo Dibala dhe Gonzalo Higuain (Juventus), Nikola Kaliniç (Milan), Piotr Zielinski (Napoli) dhe Aleksandar Kolarov me Diego Peroti-n e Romës
Në fund, Inter-i i Luçiano Spalleti-t, që mban vendin e dytë në renditjen e ekipeve pa fat në Serinë A, nuk mund të ankohet për sa i takon shtyllave të pësuara. Bashkë me Benevento-n, milanezët janë skuadra që është ndihmuar nga shtyllat në shtatë raste.
Aty ku Handanovic nuk ka arritur dot, ka shkuar fati i mirë, që ka ndihmuar zikaltrit të shmangin golin. Pjesë e kësaj liste janë edhe Lazio, Napoli, Sampdoria dhe Sasuolo, që ndjekin milanezët me 6 shtylla të pësuara. Në fundin e renditjes së skuadrave me fat ndodhte Juventus-i i Alegri-t, e ndihmuar vetëm 1 herë nga shtyllat e portës së mbrojtur nga Bufon.

Të pafat/ Ja kush janë lojtarët e “Seria A” që kanë bërë më shumë shtylla
Në futboll diferencën e bën cilësia, përgatitja dhe organizimi, por edhe fati ka një përqindje jo të vogël kur në fund përcaktohet fituesi. Pavarësisht se njerëzit janë të ndarë në kategori, në ata të cilët thonë se “fati është me më të fortin” apo fati është thjeshtë fat, ne ju sjellim disa statistika të “Seria A” me skuadra që kanë përfituar më shumë nga ky komponent.





