Debat i forte mes deputetit Dashamir Shehi, kreu i LZHK-se dhe analistit Arian Curi, mbreme ne emisionin “Byro Politike” në ABC News të gazetares Juli Xhokaxhi. Ka qene momenti kur ne emision po debatohet per braktisjen e vendit nga te rinjte, kur tonet u ndezen dhe situata degjeneroi ne fyerje dhe akuza personale.
Debati:
Arian Curi: Një nga arsyet kryesore është dhe fakti që ju dhe shokët tuaj nuk pranoni të qarkulloni siç qarkullojnë elitat në të gjithë botën. Po nuk qarkullove ti dhe shokët tuaj atëherë njerëzit do jenë të dëshpëruar. Që kur ke qenë ministër dhe sot që je gati për kryetar bashkie, atë punë ke ti edhe shokët e tu. Zëvendësoni njëri–tjetrin. Unë po bëhem 40 prapë i njëjti ti. Me shumë mundësi edhe në pleqëri ty do të shoh. Është zotësi.
Dashamir Shehi: Do jetë fat i madh po të më shohësh.
Arian Curi: Unë po them është fat shumë i madh. Më bëhet qejfi se po të referohet “Portokallia” se je bërë dhe humorist tani, por ideja është këtu. Nuk mund të japësh vetëm akuza për të gjithë njerëzit dhe botën.
Dashamir Shehi: Unë e di që ty të ka çuar Rama.
Arian Curi: Mua nuk më ka çuar zoti Rama. Asgjë nuk di ti.
Dashamir Shehi: Një mijë vegla që ka regjimi je dhe ti një gjë e vockël.
Arian Curi: Unë kam lidhje me të djathtën, por e ke gabim.
Dashamir Shehi: Po unë nuk të drejtohem ty, po i drejtohemi zonjushës…
Arian Curi: Ty të ndihet era e alkoolit deri këtu. Më thua mua vegël e vogël e regjimit. S’kam punuar një ditë për shtetin unë. Ti ke që nga ’92-shi ministër dhe do vdesësh në politikë dhe pushtet dhe ta uroj. Jeni një shembull shumë negativ për t’u marrë nga brezat e ardhshëm.


