• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË MOS LEJOJMË VIRUSIN TË NA INFEKTOJË SHPIRTIN”/ A do të të kujtojë 2020-a pas disa vitesh?
Home
Jetë

“TË MOS LEJOJMË VIRUSIN TË NA INFEKTOJË SHPIRTIN”/ A do të të kujtojë 2020-a pas disa vitesh?

11 August, 2020 s.autor Jetë

Nomenklatura ishte shumë e çuditshme fillimisht, dhe më pas, e gjeje kudo: në historitë tona, pyetjet, debatet, ëndrrat. Në Kaliforni ku jetoj, u zgjova një mëngjes me zemrën që më rrihte fort, sepse në ëndrrën e keqe që po shihja, po përpiqesha të blija copë për maskë, por klientët e tjerë nuk distancoheshin. Si e quajnë atje ku ndodheni ju? U shkruaj online miqve në vende të tjera, dhe përgjigjet bëhen pirg. Distanciamento social, në Brazil. Distanciation sociale, në Francë. To meters avstand, në Norvegji – 2 metra distancë.

Nga qyteti i Meksikos vjen një fotografi e një super-heroine të re filmash me kartona, Susana Distancia, e cila buzëqesh nga një lloj fluske izoluese, teksa hap krahë në shenjë distancimi. Një mik nga Delhi më shkruan për një batutë që sapo ka dalë, ku kërkohet të takojë një tip shumë të famshëm tashmë, Soshal Distan Singh. Një mik në Boston më thotë që fraza ka qenë e gabuar që në krye të herës, se ajo që koronavirusi filloi t’i imponojë botës nuk është aspak distancimi “social”. Çdokush që ka fatin të ketë një ekran dhe një lidhje në internet, ka nxituar drejt të tjerëve, duke krijuar, duke përdorur chat dhe videokonferenca, duke planifikuar, mësuar, gatuar, pirë, punuar, vallëzuar, kënduar, qarë, ushtruar, lutur, dëgjuar, vajtuar. Ky distancim është fizik, më thotë miku në Boston. Ne mund të lidhemi. Ne po lidhemi. Ne thjesht nuk mund të… prekemi.

Ne nuk mund të mblidhemi dhe ngjeshemi sup më sup me të huaj, siç do të bënim nëse po nxirrnim dikë nga rrënojat e tërmetit. Nuk mund të dyndemi në kisha apo të ulërasim së bashku në stadiume.

Udhëzimet e autoritetit shëndetësor më thonë se nuk mund të vendos kokën në supin e nuses time, nuk mund të prek flokët e mbesës apo nipit, apo nuk mund të rrah supet e fqinjit, teksa i themi njëri-tjetrit se do ta kalojmë dhe këtë.

To meters avstand. Mbase dy metra nuk mjaftojnë, me sa duket. Virusi qëndroka në ajër, po bëj një kërkim në internet. Ose më mirë jo, sepse mund të gjej aty argumenta se si re të vogla virusesh të padkushëm mund të gjejnë rrugën drejt e brenda hundës sonë. Ndoshta duhet të qëndrojnë 20 hapa larg njerëzve. Ndoshta nuk duhet të dalim fare nga dera.

Edhe për sa kohë? Të mos e dish, të përpiqesh të fLesh natën pa e ditur, është edhe një goditje çekani në zemër. Kur ta lexoni këtë, gjërat do të jenë më mirë aty ku ndodhesh, ose më keq, ose në një zig zag-e nga e keqja drejt të mirës, sa kohë që rri ulur 2 metra larg personit tjetër dhe përpiqesh të kuptosh, si ta rrufitësh çajin nën maskë.

A do dikë, jeta e përditshme e të cilit kërkon ekspozim ndaj rrezikut? Një shofer autobusi, një infermiere, një polic, një punonjëse supermarketi, një punonjës në një fabrikë mishi? A do të të kujtojë 2020-a, kur të kthesh kokën pas disa vitesh, herën e fundit kur mund të shkelje distancën pa bërë më parë një test për COVID-19?

Vajza ime është një infermiere ambulance. Një qytet larg ndodhemi, sigurisht, por për ne ajo është një zë në telefon, një fytyrë në ekran, deri kur dikush të na premtojë se nëse ndajmë një tryezë kuzhine, nuk do të transmetojmë virusin. Impulsi ynë më i thellë njerëzor, për dhënien dhe marrjen e ngushëllimit, sidomos në kohë krize – që të afrohemi më pranë, të kapemi për duarsh, të ndjejmë fizikisht afërsinë e tjetrit – është pikërisht ai që duhet ta shmangim.

“Të mos e lejojmë virusin të na infektojë shpirtin”, dëgjova një pastor që lutej muajin e kaluar.

Ai po predikonte me Zoom, dhe fjalët Amen fluturonin në dritaren e chat-it njëra pas tjetrës. Një soprano këndoi një himn në pianon që kishte në dhomën e ndenies, dhe për një moment ishte e mundur të imagjinoje gjithë këtë improvizim, si qenie njerëzore të frikësuara që kërkonin mirësinë e Perëndisë dhe që, në momente të çuditshme, e gjenin atë.

Me shkurtime nga NG – Bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Industria e teknologjisë mobilizohet kundër ngrirjes së vizave
Previous article HUMBËN SHTËPITË NGA TËRMETI/ Rama publikon VIDEON: Një lagje e re në Fushë-Krujë...

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE/ 63-vjeçarja përfundon me 12 'kallamarë' në gojë pas ngrënies së... Jetë

SHOKUESE/ 63-vjeçarja përfundon me 12 'kallamarë' në gojë pas ngrënies së...

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet Jetë

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT