Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, kun ë fshatin Fitore të Vlorës është gjetur i vrarë një 13 vjeçar. Gjithcka mësohet të ketë ardhur pas një debati me prindërit.
Rastë të tilla fatkeqësisht nuk janë të pakta, ku duhet thënë se të shumtat janë ato ku minorenët zgjedhin mbidozën e ilaçeve për ti dhënë fund jetës së tyre.
Megjithatë, akoma më të rëndë janë raste të tilla si i sotmi, ku një fëmije i bie në dorë pistoleta, e cila ia bën “të lehtë” të kryejë veprimin që do çoj më pas në tragjedi.
Çfarë ndodhi sot:
Gjendet i vrarë në fshatin Fitore në Vlorë i mituri 13 vjeç.
Mësohet se 13-vjeçari kishte debatuar me prindërit se lëvizi makinën pa leje, dhe më pas i ka dhënë fund jetës me një armë zjarri pistoletë “TT”.
13-vjeçari është larguar nga shtëpia dhe ka shkuar në një ndërtesë e cila përdorej si stan për bagëtitë nga familja e tij, ku edhe ka qëlluar veten me pistoletë. Nuk dihet se ku e gjeti armën i mituri me të cilën kreu edhe aktin e vetëflijimit.
Trupi i 13-vjeçarit, i identifikuar si M.A., është gjetur nga babai i tij, me një plagë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit, pranë një godine pak metra larg shtëpisë. Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Vlorës por ka qenë e pamundur që i mituri të shpëtohej.
***
Fushë-Krujë, 17-vjeçarja vret veten me pistoletë
Një ngjarje tjetër e rënde ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku një 17-vjeçare ka vrarë vetën me armë zjarri.
E reja që u vetëflijua është identifikuar si Esma Topalli.
Mësohet se ajo është vetëvrarë në banesën e saj në fshatin Tapizë me një armë zjarri tip pistoletë. Esma është gjetur e pajetë nga familjarët.
Krujë, një 16-vjeçare Vret Veten Me Pistoletë Në Banesë
Një tjetër rast i tille ka ndodhur edhe në fshatin Nikël të Krujës, ku një vajzë e mitur i ka dhënë fund jetës tragjikisht duke u vetëvrarë me armë zjarri në banesën e saj. Vajza e mitur me inicialet D.R 16 vjeçe që qëlluar veten me një pistoletë TT,në banesë e saj,konfirmoi policia e Shtetit.
Nga kontrolli që u krye në vendngjarje u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale pistoleta model TT, një krehër me 6 fishekë si dhe një gëzhojë dhe një predhë e deformuar.
Përgatiti: AlpeNews.al





