• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TË MË JAPË 10 MILIONË LEKË”/ Motra i dërgoi vjehrrën për të parë si e kishte veshur nënën e vdekur
Home
Sociale

“TË MË JAPË 10 MILIONË LEKË”/ Motra i dërgoi vjehrrën për të parë si e kishte veshur nënën e vdekur

6 November, 2022 F.autor Aktualitet, Sociale

Dy motrat Valbona dhe Eglantina kanë dalë këtë të diel në një seancë ndërmjetësimi në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Shkak për këtë është bërë kujdesi ndaj prindërve të tyre. Nëna e tyre ishte paralizuar në vitin 2015 dhe në Mars të vitit 2021 ndërroi jetë. Për 6 vite për nënën e paralizuar, por edhe për babain u kujdes Valbona ndërsa Eglantina i kishte premtuar se shpenzimet do i ndanin bashkë.

Motrat kanë dalë në këtë seancë ndërmjetësimi me kërkesë të Valbonës e cila pretendon se e motra duhet t’i japë 10 milionë Lekë për shërbimin që ajo u ka bërë prindërve, ndërsa Eglantina thotë se këto para nuk i ka pasi ia ka marrë kunata në mënyrë jo të drejtë dhe ngulmon që paratë do ia kthejë motrës, por kur t’i marrë ato nga kunata e saj. Gjë të cilën Valbona nuk e pranon duke shtuar se kur nëna u vdiq, Eglantina nuk erdhi në varrim, madje ajo ka dërguar vjehrrën e saj që ta shikonte se si e kishte veshur motra nënën, gjë e cila ka qenë shumë e rëndë për të.

Sherrit midis dy motrave që kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq” i shtohen shifrat ekzakte të detyrimeve ndaj prindërve. Valbona i thotë Eglantinës se i detyrohet 10 milionë Lekë për shpenzimet që ajo ka bërë ndaj nënës së tyre. Eni Çobani, ndërmjetësja e rubrikës nga “E diela shqiptare” në Tv Klan është mëse dakord me vlerësimin e saj.

Valbona: Zonja Eni! Se çfarë ka ajo me fisin e burrit mua nuk më intereson shumë.

Eni Çobani: Ne bashkë e lamë te varrimi, e dashur! Çfarë ndodhi në momentin e varrimit të mamasë?

Valbona: Në momentin e varrimit, se do e them edhe këtë zonja Eni, e shikon atë zonjën atje? Kur ka ardhur vjehrra e saj te shtëpia, erdhi dhe tha “e kam amanet nga Tina, dale ta shikoj çikë si e ke veshur këtë nënën”.

Eglantina: Po ajo pleqëri ti do i vësh mend…

Eni Çobani: Si e ke veshur?!

Valbona: Po e kisha veshur mirë apo jo, se kishte dërguar lekë kjo moj zonja Eni dhe si e kisha veshur unë nënën kur më vdiq. E kupton ti?!

Eni Çobani: Është shumë e rëndë, që  të çosh vjehrrën tënde për të parë se si ishte veshur mamaja.  Më fal, por një fustan e kishte ajo për të veshur mamanë.

Eni Çobani: Ke bërë ndonjë llogari ti për këtë motrën sot?

Valbona: Zonja Eni, ajo me kënaqësi 10 milionë, me dashuri të madhe të më japë ato 10 milionë. Me kënaqësi të madhe.

Eglantina: Po nuk kam moj motër.

Eni Çobani: Aq vete.

Teksa dy motrat vijojnë të debatojnë, Eni Çobani nis t’i rendisë Eglantinës të gjitha shërbimet që i janë nevojitur nënës së tyre. Eglantina thotë se gjendet në vështirësi sepse është mashtruar nga njerëzit e bashkëshortit.

Eni Çobani: 7 vjet e paralizuar, e kupton ti apo jo? Me një grua që i ka vënë zonja, se unë i këto detaje, me mjekun që i shkonte, me ushqimin, me ndërrimin, me bebelinat, me gjërat… po të lutem tani! Zonjë, të lutem, nuk e di nëse ke jetuar ndonjëherë me mosha të treta, që të jetosh me moshë të tretë duhet të bësh llogaritë mirë.

Eglantina: Ti i di shumë mirë vuajtjet e mia! Që mua Alketa Çepele më la pa shtëpi moj motër! Gazmend Çepele më ka lënë pa shtëpi moj motër!

Valbona: Unë dua të miat, ti thua Alketa. Ç’më intereson mua Alketa? Ah, për Alketën paske patur ti?

Eglantina: Kam kërkuar paqe.

Valbona: Për Alketën paske patur t’i blesh shtëpi dhe për nënën tënde s’paske patur për një punëtore dhe një bebelinë? Më fal se po flas, kurse Alketës i paske bërë shtëpi ti ndërsa për nënën tënde s’ke patur të dërgosh?

Eglantina: Po çfarë të bëj moj motër?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK "NDALEN"/ Mediat Britanike: 1336 kriminelë shqiptar në burgjet e Anglisë dhe Uellsit i kushtojnë shtetit...
Previous article "4000 PAUND PËR TË SHKUAR NË BRITANI"/ Gazetari tregon rrugën që ndoqi deri tek udhëtimi me gomone

F.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT