Viterbo – 13 persona të dyshuar që ndodhet në paraburgim, falë operacionit që ndodhi mëngjesin e 25 janarit, të koduar si “erostrato”, që shpërbëu një organizatë të rrezikshme kriminale italo-shqiptare, janë më në fund nën vëzhgimin e drejtorisë Antimafia në Romë. Kjo ndodhi pas një seri sulmesh dhe kërcënimesh që ata ndërmorën ndaj viktimave të shumta.
Dje, avokatët e tyre kanë depozituar kërkesat para gjykatës në Romë, me qëllim që në ditët e ardhshme të vendoset seanca për lehtësimin ose heqjen e masave të arrestit. Vetëm dy prej të 13-ve janë në arrets shtëpie. Marrja e tyre në pyetje u bë nga 26-28 janar. 11 të arrestuar kanë ushtruar të drejtën e heshtjes, dy kanë mbrojtur veten.
Të arrestuarit kanë ankimuar masat duke kërkuar lirinë dhe kanë deklaruar se janë të mbështetur nga bosi i Ndragetës. Ndragaeta nga ana e saj e ka bërë të qartë se në Vierbo “komandojmë ne’.
Të arrestuarit:
1. TROVATO Giuseppe
2. REBESHI Ismail, i njohur si “Ermal
3. PATOZI Spartak, i njohur si “Ricmond
4. DERVISHI Sokol, i njohur si “Codino”, shqiptar 33 vjeç
5. GURGURI Gazmir, i njohur si “Gas”, shqiptar 35 vjeç
6. LAEZZA Gabriele
7. OUFIR Fouzia
8. GUADAGNO Martina
9. FORIERI Luigi
10. PATOZI Shkelzen, i njohur si “Zen”, shqiptar 34 vjeç
11. PAVEL Ionel
12. PECCI Manuel
13. ERASMI Emanuele


