• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË MBAROJË TANI”/ Basha: Kthimi në normalitetin politik kalon nga dhomat e burgut
Home
Politikë

“TË MBAROJË TANI”/ Basha: Kthimi në normalitetin politik kalon nga dhomat e burgut

18 June, 2019 F.autor Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje për mediat në orët e mbrëmjes, tha se lajmi për shtyrjen për të tretën herë radhazi të vendimit për hapjen e negociatave me BE-në është një lajm i hidhur edhe pse ishte i pritshëm. Ai u bëri thirrje shqiptarëve të mos gënjehen nga propaganda e Edi Ramës.

Basha: Sot Shqipërisë iu mohua hapja e negociatave. Është lajm i hidhur për shqiptarët. Më i rëndë është fakti se sot ne shqitparëve po na vihet në dyshim aftësia për të jetuar si europianë. Propaganda e Ramës do përpiqet ta mohojë dhe më pas tia vërë fajin të tjerëve. Do fajësojë Europën dhe opozitën, por nuk do të fajësojë veten. Mos u gënjeni nga propaganda e tij,. Ka vetëm një përgjegjës, Edi Rama dhe qeveria e tij, korrupsioni dhe krimi .

Basha tha se një nga arsyet pse e keqja te ne përsëritet është se nuk reflektojmë për të.

Basha: Mungesa e reflektimit, humbja e busullës morale e kanë normalizuar të keqen mes nesh dhe e ka vrarë reagimin ndaj saj. Nëse nuk do të reagojmë tani e keqja do të sundojë mbi këdo në politikë, ekonomi, shoqëri, rrugë dhe shtëpi. Kjo gjendje nuk duhet dhe nuk do të kalojë pa një ndryshim të thellë. Zgjidhja e vetme është ndëshkim përmes drejtësisë. Pandëshkueshmëria e politikanëve dhe kriminelevë duhet të mbarojë dhe do të mbarojë tani.

Basha deklaroi se nga kriza politike nuk mund të dilet duke ruajtur pandëshkueshmërinë. Ai tha se kthimi në normalitetin politik kalon nga dhomat e burgut për politikanët e lidhur me krimin dhe politikanët e korruptuar.

Basha: Këto ditë po dëgjoj histori dhe propozime nga më të çuditshmet për daljen nga kriza, po dëgjoj të riciklohen teori dhe slogane që në Shqipëri kanë dështuar plot herë për të kuruar dhe parandaluar krizat sepse ato kanë vënë pazarin mbi parimin, kanë devijuar nga rruga e ligjit, rruga e drejtësisë. 

Shteti i së drejtës, barazia para ligjit, është e vetmja garanci për lirinë, demokracinë dhe mirëqeverisjen. Parlament ka dhe në Turkmenistan, votime zhvillon dhe Kim Jong-un i Koresë së Veriut, për demokraci dhe institucione betohet edhe Maduro i Venezuelës. 

Sot diktatorët dhe autokratët kudo në botë nuk sundojnë më me dhunë ushtarake, por duke manipuluar zgjedhjet për të mbajtur dhe kontrolluar të gjitha pushtetet. 

Parlament dhe zgjedhje kanë dhe autokracitë, por ajo që i dallon nga demokracitë perëndimore është shteti i së drejtës.Këta qeveritarë do të dilnin menjëherë para drejtësisë në çdo vend europian, duhet të dalin para drejtësisë edhe në Shqipëri. Që Shqipëria të bëhet Europë, duhet të sillemi ne si europianë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATLETICO HEDH SYTË NGA XHAKA/ Ja oferta e "çmendur" për mesfushorin e "Topçinjve"
Previous article HOROSKOPI DHE VIP-AT/ Dojna Mema "bricjapi" më energjik që keni parë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT