• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TË “LIDHUR” NGUSHTË NË SKANDALE/ Si e shpëtoi Adriatik Llalla “kokën” e Ilir Metës me mbylljen e dosjes
Home
Ekskluzive

TË “LIDHUR” NGUSHTË NË SKANDALE/ Si e shpëtoi Adriatik Llalla “kokën” e Ilir Metës me mbylljen e dosjes

22 May, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar ditëve të fundit një nga përgjimet që pritet të trondisë politikën shqiptare.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “Dosja 978”, ku protagonist kryesor është Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Sipas Hoxhës, kur Meta ka qënë kryetar i LSI në datën 22 qershor 2009, dy ditë para zgjedhjeve ka ndodhur edhe ngjarja.

Sipas përgjimeve, të cilat edhe pse janë asgjesuar, disponohen nga gazetari Hoxha, Kastriot Ismailaj ishte kontaktuar nga Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar 200 mijë euro.

“Nesër në darkë (më 23 qershor), duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”, thuhet në mesazhin dërguar nga numri i Ilir Metës drejt Kastriot Ismailajt.

Skandali thellohet akoma më shumë kur Artan Hoxha thekson faktin se hetimet asokohe janë mbyllur nga kryeprokurori i kohës, Adriatik Lllalla.

Që një lidhje e ngushtë midis Llallës dhe familjes Meta-Kryemadhi egzistonte kjo dihet dhe koha e provat e kanë treguar këtë gjë.

Mjafton të përmendim këtu rastin “flagrant” të goditjes me çizme në Kuvend nga Monika Kryemadhi, pikërisht ditën kur do shkarkohej Adriatik Llalla dhe në krye të Prokurorisë do të vendosej Arta Marku.

Shenjat e nervozismit vijnë natyrshëm pikërisht në momentin kur njeriu që “mbulon” skandalet e familjes e jo vetëm, nuk e mban më atë detyrë.

Kujtojmë këtu se ish Kryeprokurori ka mbyllur apo sorrollatur edhe dosje të tjera të rëndësishme siç ishte ajo e Klement Balilit, dhe ky i lidhur ngushtë me LSI.

Sipas Artan Hoxhës, edhe pse hetimet janë rihapur për këtë dosje në vitin 2015, provat nuk mund të përdoreshin më, pasi përgjimet ishin asgjësuar.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas 600 NDESHJESH NË SERIEA/ Mbrojtësi i Torinos tërhiqet: Mendoj se ky është momenti...
Previous article "FORMULA 1" ÇMIMI I MADH I MONACOS/ Leclerc kthehet në shtëpi: Shpresoj të vijë “shpërthimi” i Ferrarit

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

AUDIOPËRGJIMET E AHMETAJT PËR TRAFIK ARMËSH/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes Aktualitet

AUDIOPËRGJIMET E AHMETAJT PËR TRAFIK ARMËSH/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT