Vijon rezistenca e disa banorëve për të kundërshtuar shembjen e shtëpisë së tyre në zonën e ‘5 Majit’. Në një moment kur fadrromat e IKMT-së kanë mbërritur shumë pranë banesës së tyre, dy banorë janë vetë prangosur brenda mureve të shtëpisë, për të kundërshtuar shembjen e banesës. Ato janë lidhur me pranga edhe me portën kryesore të shtëpisë.


