Prostitucioni ndonëse është fenomen negativ i etikës kolektive të një shoqërie, është tejet i përhapur në Shqipëri, por jo vetëm.
Tashmë modë është bërë që ky ‘zanat’ të gjejë ‘fole’ në qendrat e masazheve të shumta që ndodhen në kryeqytet.
Lidhur me prostitucionin ka folur për mediat edhe sociologu Gëzim Tushi.
Ky i fundit u shpreh pro legalizimit të prostitucionit, teksa u shpreh se nuk janë vetëm qendrat e masazheve “fole” prostitucioni, por në mbarë Shqipërinë, hotele e motele të ndryshme ku ofrohen këto shërbime.
“Revolucioni sekusual te ne ka filluar vonë, pas viteve 90’, te të tjerët kanë filluar që në vitet 70’, është zhvilluar goxha, por po ecën keq. Ka një përplasje të kornizave morale. Kur një çështje ka marrë rrugën e caktuar është e kotë të rezistosh,” – tha Tushi.