• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË LASHË PA DJALË”/ Përkujtohet në Shkodër dita e vrasjes së 63 personave në…
Home
Dossier

“TË LASHË PA DJALË”/ Përkujtohet në Shkodër dita e vrasjes së 63 personave në…

18 June, 2019 Lubjana.autor Dossier

Në Shkodër, më 16 qershor u përkujtua demonstrata e 29 viteve më parë, e cila mori shkas nga vrasja në kufi e 17 vjeçarit Pëllumb Pëllumbi. Kjo datë përkujton gjithë të vrarët në kufi gjatë vitit 1990.

Ish-të përndjekur politikë dhe pjesëtarë të Shoqatës së të Vrarëve në Kufi përkujtuan demonstratën e 16 qershorit të vitit 1990 në qytetin e Shkodrës, e cila mori shkas nga vrasja në kufi e 17 vjeçarit Pëllumb Pëllumbi, martir i demokracisë pas vdekjes. Kjo është edhe dita përkujtimore e të vrarëve në kufij nga regjimi komunist. 29 vite më parë, disa qindra të rinj shkodranë përcollën me thirrje kundër regjimit, trupin e pajetë të 17 vjeçarit, Pëllumb Pëllumbi, i vrarë pranë postës kufitare të Hanit të Hotit në Malësi të Madhe, në përpjekje për t’u arratisur.

Filip Guraziu

Filip Guraziu nga Shoqata e Ish-të Burgosurve Politikë tha: “Ishte spontane prej të rinjve, prej shokëve, familjarëve e qytetarëve që ishin komplet të zhgënjyer për këtë tradhëti të madhe që komunistët në pushtet po u bënin atyre që donin të kalonin kufirin. Në këtë kohë, kalimi i kufirit nuk ishte më krim kundër atdheut dhe kjo u bë shkak  që në tërë Shqipërinë njerëzit të tentonin të kalonin. Atëherë terrori komunist që ishte gjallë akoma, kishte instiktin e vet  të vrasjes dhe vrau 63 vetë.” E pranishme në këtë ceremoni, Mri Kola, nëna e Pëllumb Pëllumbit kujton ditën kur në gjykatën e Shkodrës, u përball me ushtarin që i kishte vrarë të birin.

Mri Kola

Mri Kola, nëna e Pëllumb Pëllumbit tha: “Kam pasur vetëm vetëm atë djalë. U nis me ik në Jugosllavi si tërë shokët e tij, mbeti në kufi… se kush e bëri atë tragjedi n’zemër  teme s’e di. Di vetëm se një ushtar ka qenë në gjyq atë ditë, mbas një muaji, edhe më tha “Nënë e Pëllumbit, vetëm kam pas urdhër që kë të zini në kufi mos e leni me kaluar, nuk thash me vra, vetëm mos leni dikë me kaluar. Vetë jam ai që të ka lënë pa djalë.” Ishim aty në gjykatë. S’kisha ça me thënë tjetër, kishte shkuar djali, s’mundet me ma ngjall as ai. Edhe ai ishte në ato presjonet e tij të vështira”.

Drejtuesi i shoqatës “16 qershori”, Bep Kolombi thotë se kjo datë është një homazh për të gjithë ata të rinj e të reja që u vranë barbarisht në kufi në përpjekje për të shpëtuar nga regjimi komunist i kohës.

Drejtuesi i shoqatës “16 Qershori” thotë: “Nuk është vetëm thjesht demostrata e 16 qeshorit  dhe përkujtimi i Pëllumb Pllumbit, është përkujtim për të gjithë të vrarët në kufij jo vetëm në rrethin e Shkodrës, por në të gjithë Shqipërinë dhe e dyta, është dhe një përkujtim për ato nëna  dhe prindër që nuk i kanë gjetur akoma eshtrat e fëmjëve të tyre”.

Zoti Kolombi tha se, megjithëse kanë kaluar 29 vite nga rënia e komunizmit, ende nuk janë gjetur trupat e shumë prej të vrarëve në kufij gjatë vitit 1990, ndaj, shtoi ai, në bashkëpunim me Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit po bëhen përpjekje për gjetjen e eshtrave të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDIQ NË GJYKATË/ Erdogan: Morsi ishte "simboli i shtypjes", kundër...
Previous article HIDHET SHORTI/ Ja kundërshtari i Laçit në Europa League (FOTO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar Dossier

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë... Dossier

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë...

DOSSIER/ Shqipëria e 1912-ës, në syrin e gazetarit amerikan: Rrahja me thupra dhe kamxhik u zbatuan për shumicën e njerëzve të iluminuar në Elbasan, si financieri i shkollës ‘Normale’... Dossier

DOSSIER/ Shqipëria e 1912-ës, në syrin e gazetarit amerikan: Rrahja me thupra dhe kamxhik u zbatuan për shumicën e njerëzve të iluminuar në Elbasan, si financieri i shkollës ‘Normale’...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT