• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË JESH MIRË…”/ Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Home
Politikë

“TË JESH MIRË…”/ Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30 September, 2024 s.autor Politikë

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka zbuluar ditën e sotme një mesazh misterioz që i ka mbërritur në telefonin e tij, përmes platformës së komunikimit “Signal”.

Sipas Bardhit, mesazhi i është dërguar nga një numër i paidentifikuar, me emrin e koduar “Mbreti Zog”. Në mesazh përmendet emri i Ervis Martinajt, emër i njohur i botës së krimit që rezulton i zhdukur prej më shumë se një viti. Po ashtu, në mesazh janë dërguar dhe disa dokumente.

Bardhi njofton se për mesazhin ka bërë denoncim në SPAK dhe kërkon që të hetohet, teksa e cilëson si një tentativë për ta intimiduar.

Kërkesa e plotë:

I nderuar Z. Drejtues i Prokurorisë,

Më datë 28 Shtator 2024, ora 20:22, në platformën e komunikimit tim “Signal”, në telefonin tim personal, nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog”, janë dërguar disa mesazhe elektronike, dokumente qartazi të falsifikuara, emrat e dy shtetasve të përmendur në media si të përfshirë në krimin e organizuar, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme dhe një tjetër i mbetur i vrarë në një atentat në Tiranë, shoqëruar me “urimin” – “të jesh mirë”. Këtyre mesazheve i është vendosur nga dërguesi një kohëzgjatje fshirje prej 1 jave, me qëllim humbjen e mëpasme të tyre.

Duke vlerësuar përmbajtjen e këtyre mesazheve dhe dokumentit bashkëlidhur, që qartazi me sy të lirë dallohet se është i sajuar, çmoj të nevojshme t’ju informoj se për mua këto komunikime janë një tentativë për të më intimiduar në ushtrimin e detyrës time si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, grupit parlamentar më të madh të opozitës në vend. Përmbajtja e mesazheve të dërguara, sajimi i rrethanave dhe fakteve të pandodhura, ndërlidhja e emrit tim me individë krejtësisht të panjohur prej meje, synon frikësimin tim për të mos përballur me fakte konkrete të paligjshmërisë subjekte të posaçme apo eksponentë të krimit të organizuar, që janë nën hetim apo verifikim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Këto mesazhe intimiduese dhe me përmbajtje tërësisht të rreme vijnë pas seancës plenare të datës 12 Shtator 2024, ku gjatë një interpelance me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, unë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë e përballa atë me disa të dhëna të platformës SKY/ECC që janë bërë publike, si dhe e paralajmërova se shumë shpejt do ta përballë me të dhëna të tjera të të njëjtës natyrë që provojnë lidhjet mes funksionarëve të lartë publik dhe krimit të organizuar, gjithmonë pa cenuar dhe duke respektuar rregullat për ruajtjen e sekretit hetimor.

Ju jeni në dijeni të faktit se personalisht nga ana ime, apo në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, unë kam denoncuar pranë jush zyrtarë të lartë publik, familjarë të tyre, eksponentë të krimit të organizuar, apo lidhjet ndërmjet tyre. Kjo ngre dyshimin e arsyeshëm që pas tentativës për intimidimin tim apo dërgimit të këtyrë mesazheve, janë subjekte që hetohen nga Prokuroria që ju drejtoni (eksponentë të krimit të organizuar apo zyrtarë të lartë publikë).

Nga ana tjetër, përmes falsifikimit të një dokumenti që supozohet të jetë nën administrimin tuaj apo i atribuohet institucionit tuaj, qartazi synohet edhe diskretitimi i Prokurorisë që ju drejtoni, duke qëne se dokumente të kësaj natyre mund të gjenden vetëm në dosjet në hetimin nga ana juaj. Në këtë kuptim, verifikimi/hetimi i këtij rasti, është jo vetëm në interesin tim për të zbuluar autorët dhe motivet e tyre, por edhe për të ruajtur reputacionin dhe kredibilitetin e institucionit tuaj.

Përsa më lart, kërkoj bashkëpunimin tuaj për të hetuar dhe verifikuar në një kohë të shpejtë mesazhet me natyrë intimiduese ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim identifikimin e autorit/ëve të këtyre mesazheve, motiveve të dërgimit të tyre, dhe arsyet e prodhimit të një dokumenti të falsifikuar. Gjithashtu, për qëllime publike ju nxis të verifikoni edhe përmbajtjen e rrethaneve konkrete të tyre.

Bashkëlidhur ju dërgoj përmbajtjen e mesazheve intimiduese, duke shprehur gadishmërinë time për tu vënë në dispozicionin tuaj menjëherë për verifikimin e plotë të rrethanave të këtij rasti, duke rikujtuar kohën e shkurtër që dërguesi ka vendosur (1 javë) për fshirjen e përmbajtjes së tyre.

Me respekt,

KRYETARI I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Gazment BARDHI

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS NDARJES NGA EROS GREZDA/ Oriola publikon foto krah mashkullit misterioz
Previous article PROFILI/ Do të zëvendësojë Rrumbullakun, kush është Ilir Proda me 19 vite karrierë në Polici

s.autor

Postime të ngjashme

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë Politikë

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE Politikë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji Politikë

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT