• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Të jap KOKAINË, më kthe dokumentet e tokës”/ Gjykata jep VENDIMIN për POLICIN në arrati
Home
Aktualitet
Kronikë

“Të jap KOKAINË, më kthe dokumentet e tokës”/ Gjykata jep VENDIMIN për POLICIN në arrati

20 January, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot masën arrest me burg në mungesë ndaj ish shefit të policisë Julian Balliu, i dyshuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar droge.

Krimet e Rënda pranuan kërkesën e prokurorisë për të vendosur të njëjtën masë dhe për të njëjtat dyshime edhe për 24-vjeçarin Armelind Tufa. Ndërkohë masa janë dhënë edhe për disa persona nga jugu i vendit që dyshohen si pjesë e një rrjeti trafikantësh, të cilët një vit më parë në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikuan drejt Italisë ngarkesën prej 2.5 tonë kanabis.

Për këtë dosje janë shpallur më herët edhe 11 masa të tjera, mes tyre edhe për një ish zyrtarin e policisë së Fierit Festim Lelaj si edhe dy oficerë të policisë kufitare në Durrës dhe doganierë.

Ngarkesa u bllokua në Ankona, dhe hetimet po zhvillohen nga një ekip i përbashkët prokurorësh.

Siç rezulton nga veprimet hetimore, dyshohet se janë përfshirë në këtë rrjet edhe agjentë doganierë të tjerë dhe oficerë policie kufitare.

Provat tregojnë se kamioni fillimisht ka kaluar për t’u skanuar në datën nëntë janar dhe pas kontrollit është kthyer pas ku edhe i është ndërruar rimorkio në të cilët ndodhej ngarkesa e hashashit.

Emri i ish zyrtarit të policisë Julian Balliu u denoncua gjatë javës në emisionin investigativ “Fiks Fare”.

Ai shfaqet duke bërë tregti me një qytetar të cilit i ofron 200 gramë kokainë për të mbyllur një borxh të hershëm me të.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në prag të lindjes, nuk do ta besoni se çfarë bën Zaimina Vasjari
Previous article Nuk është De Biasi, Australia zgjedh trajnerin dhe lë thatë Italinë

F.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT