Turizmi në Shqipëri po vijon të pësojë rritje teksa vetëm 2 javë me parë kryeministri Rama postoi foton e vogëlushes nga Austria që në të njejtën kohë u “numërua” edhe si turistja e një miliontë.
Përgjatë qendrimit relativisht të gjatë, duket se turistët kalojnë momente të paharrueshme në jeten e tyre ashtu si dhe momente frike e paniku.
Edhe kjo verë në Shqipëri ashtu si të tjerat paraardhëse, ka patur momentet speciale, ato të vështira si dhe tragjeditë.
AlpeNews.al sjell nëpërmjet një përshkrimi të shkurtët këto momente që shënjuan turizmin e verës 2019.
Mihal Kokëdhima dhunon e sulmon turistët spanjollë
Të gjithë e dinë dhe veshtirë se harrohet një nga momentet më pikante të verës. Mihal Kokedhima pronari i restorantit “Panorma” ndoqi përreth 3 km rrugë mbi makinë mes gjakut e të sharave, turistët spanjollë. Këta të fundit ishin çuar nga tavolina pasi nuk i pelqeu shërbimi.
Vdes në spital turistja izraelite
Një ngjarje e rende ka ndodhur ditën e djeshme teksa një turiste nga Izraeli humbi jetën pas një aksidenti tragjik në Elbasan.
Turistja me iniciale M.N po udhëtonte me një motoçikletë “Honda” e cila drejtohej N.S., 42 vjeç po izraelit kur është përplasur nga një mjet tip “Toyota”.
Ditën e sotme, 31 vjeçarja nderroi jetë pasi nuk mundi ti shpetonte plagëve të marra.
Shpëtohet turisti polak që theu këmbët në Theth
Vetëm dy ditë më parë një turist polak është rrëzuar nga maja e Harapit në zonën Theth. Për orë të tera u kerkua ndihmë nga toka dhe ajri për shkak edhe të terrenit të vështirë.
Edhe pse theu këmbën, turisti ia doli të shpetohej nga banorët e zonës dhe është në gjendje të mirë shendetesore.
I shpëtohet jeta turistit britanik tek “Syri i Kaltër”, bashkëshortja: “Kurrë nuk do t’ju harrojmë”
Dy turistë të huaj janë përfshirë në një incident teksa kanë qenë duke vizituar Syrin e Kaltër.
Mark Howarth, njëri prej turistëve u pickua nga një grerëz dhe pësoi një reaksion anafilaktik. Mësohet se menjëherë i kanë ardhur në ndihmë stafi i Syrit të Kaltër si dhe stafi i agjensisë turistike me të cilën udhëtonin.
Bashkëshortja e Howarth ka shprehur falenderime te përzemërta për njërzit të cilët ndihmuan për të shpëtuar jetën e burrit të saj.
“Do të doja të informoja të gjithë ata u përfshinë, tani është i sigurt dhe nuk mund të falenderojmë kurrë për kujdesin dhe mëshirën tuaj se çfarë komuniteti dhe qyteti të mrekullueshëm që keni, kurrë nuk do të harrojmë dhe shpresojmë që së shpejti t’a vizitojmë përsëri”, shprehet Kathleen Howarth.
Rrezikonte jetën, shpëtohet turisti italian në Vlorë
Policia kufitare e Vlorës në bashkëpunim me forcat detare, kanë shpëtuar jetën e një turisti italian.
Ai nuk ishte ndjerë mirë dhe është dërguar me urgjencë me helikopter, në spitalin e Vlorës.
Vdes turisti amerikan 62 vjeç në Sarandë
Një tjetër pushues ka ndërruar jetë në bregdetin shqipar. Pushuesi ka qenë një turist amerikan i cili ka humbur jetën në qytetin e Sarandë.
Turisti Çek rrëzohet dhe lëndohet në Malet e Librazhdit, shpëtohet me helikopter
Një grup turistësh çekë, po përshkonin me motorr rrugën malore mbi fshatin Rinas të Librazhdit, që lidhet me Shëngjergjin. Njëri prej tyre shtetasi R.K, 53 vjeç, ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në përroin e Cirovës.
Turistët kanë njoftuar në numrin 112, Sallën operative të Librazhdit dhe menjëherë në drejtim të tyre është nisur një patrullë policie dhe autoambulanca. Për shkak të terrenit të veshtirë, u kerkua ndihmë nga ajri dhe ishte helikopteri ai që i shpëtoi jetën pas dërgimit në Spitalin Ushtarak.
Përgatiti: AlpeNews.al








