• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TË HËNËN PARLAMENTI NIS PUNËN/ Formimi i KQZ-së së re dhe implementimi në Kod i ndryshimeve Kushtetuese
Home
Politikë

TË HËNËN PARLAMENTI NIS PUNËN/ Formimi i KQZ-së së re dhe implementimi në Kod i ndryshimeve Kushtetuese

6 September, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të dominojnë axhendën e parlamentit që pritet të nisë të hënën në orën 17:00. Në këtë sesion të ri legjislativ do të formohet KQZ-ja e re si dhe nëse do të gjendet dakordësia mes PS dhe PD në Këshillin politik do të implemtohen në Kod Zgjedhor edhe hapja e listave si dhe koalicionet parazgjedhore. Paketa me 7 ligje të ndryshuara për shkak të marrëveshjes së 5 qershorit do të duhet të marrë kartonat jeshil të deputetëve në Parlament.

Shtatori politik ka nisur vrullshëm, ndërsa Parlamenti hap dyert të hënën për një sesion të rëndësishëm legjislativ.

Seanca e parë do të jetë vetëm formale dhe do të ruhen të njëjtat procedura për respektimin e masave anticovid.

Axhenda e legjislativit do të fokusohet pikërisht tek zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në një nga të dielat e periudhës prill-maji të 2021.

Pas hapjes së garës për kryekomisionerin, nënkomisionerin dhe 10 anëtarëve të Komisionit Rregullator dhe të KAS-it, Kuvendi duhet të mandatojë edhe komisionin e posaçëm parlamentar i cili do të vetojë të gjithë kandidatët për KQZ-në.

Sipas burimeve, në seancën e dytë plenare deputetët në sallë do të zgjedhin edhe përfaqësuesit e tyre të besueshëm që do të ulen me të dërguarin e posaçëm të PD për të kaluar në sitë të gjithë ata që do të aplikojnë për institucionin që do të administrojë zgjedhjet.

Pavarësisht vonesave që mund të sjellë politika, sipas Kodit të ri zgjedhor brenda dt 19 tetorit 12 anëtarët e rinj të KQZ-së duhet të jenë votuar dhe miratuar nga Parlamentit. një tjetër çështje që sërish ka të bëje me parlamentaret e 2021 është implementimi i ndryshimeve kushtetuese në kodin zgjedhor.

Shtatori do të rikthejë sërish Këshillin politik i cili do të duhet të dakordësohet për listat e hapura, koalicionet parazgjedhore si dhe për shpërndarjen e mandateve.

Nëse demokratët dhe socialistët do të gjejnë gjuhën e përbashkët se sa do të hapen listat si dhe nëse do të mundësohet mbajtja e koalicioneve parazgjedhore atëherë drafti i Këshillit politik do të shkojë në komisionin e e ligjeve dhe më pas për votim në Parlament.

Por përveç këtyre dy çështje që pritet të hasin në debate të forta, deputetët në parlament do të përdorin kartonat e tyre edhe për një sërë ligjesh të dakordësuar që në marrëveshjen e 5 qershorit.

Ligji për partitë politike, ligji për sinjalizuesit, ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Kodit Penal, Ligjin për Policinë e Shtetit, Ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe Ligji për funksionimin e prokurorisë.

Por përpos ndryshimeve në kod zgjedhor, si mazhoranca ashtu edhe opozita fokusin kryesor do ta kenë tek fushata elektorale.

PS për një mandat të tretë, ndërsa deputetët e pakicës në parlament po bëjnë përpjekje me parti të reja për t’u futur sërish në sistem pranverën e vitit të ardhshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Niveli i ulët i Vitaminës D rrit me 60% rrezikun ndaj Covid-19
Previous article LETËR TË HAPUR ABAZOVIQIT/ Ambasadori Dinosha: Ka ardhur koha ta shpëtosh Malin e Zi, bëju kryeministër në koalicion me...

s.autor

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë Aktualitet

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT