Pedagogët e Fakultetit Histori Filologji kanë njoftuar se prej ditës së hënë do të hynë në grevë. Kjo pasi këta të fundit kërkojnë koordinimin e veprimeve të universiteteve dhe se përkrahin kërkesat e universiteteve.
Me vendimin e tyre, ka shumë gjëra që nuk shkojnë e përputhen.
Përse lind nevoja e një greve tani kur gjithçka po kthehet në normalitet dhe janë vetë studentët ata që po kërkojnë të rikthehen në auditore?
Përse sot, kur në mëngjes prezantohet “Pakti për Universitetin” e në drekë vjen reagimi pedagogëve shumë të irrituar?
Përse sapo Rama dha “mesazhin” “Presione me qeverinë nuk ka, duke u fshehur, duke mos shkuar në mësim. Parimisht duam apo s’duam. Duam? Okej, tani bëni propozimet. Qeveria nuk ka punë të bëjë vetting akademik. Me ligjin e arsimit të lartë duhet ta kishit bërë. Nuk duam polemika dhe asnjë konflikt. Për budalla njeri mua nuk më bën dot. Kaq.”, reagimi për grevën erdhi I mënjehershëm?
Kësaj greve, do I bashkohen sipas informacioneve vetëm një pjesë e pedagogëve disa prej të cilëve janë pjesë e shoqërisë civile dhe “Lëvizjes për Universitetin”.
E duket, se janë pikërisht ata që I druhen më shumë “vetting-ut” në stafin akademik. Kujtojmë se skandalet e njëpasnjëshme të plagjaturave të doktoraturave kanë “tronditur” jo pak por
Mundet.
Nëse dëshira për ti mbështetur studentët do ishte kaq e madhe, pedagogët duhet të fillonin fillimisht nga veta e më pas të arrinin tek greva kundër…ata e dinë se kujt.
Fakulteti Histori Filologji, prej më shumë se 1 viti ka të bllokuar sistemin e notave, aty ku studentët shohin se si janë vlerësuar. Përse?
Sepse konflikti midis Mynyr Konit dhe Dhori Kules ka shkaktuar kaos në Universitetin e Tiranës.
E prandaj, nëse pedagogët duhet të protestojnë, duhet ta bëjnë fillimisht ndaj “të vetëve”.
Më poshtë, ju sjellim dhe disa nga pikat kyçe të “Paktit për Universitetin”:
/AlpeNews.al