30.7 km të rrugës Vau i Dejës-Koman do të rikonstruktohen, lajmi është publikuar përmes një postimi në faqen e KESH në facebook, ku theksohet se ky është investimi i parë i kësaj natyre që do të realizohet nga koorporata.
Në një bashkëbisedim me specialistë, banorë e drejtues lokalë, kreu i KESH, Benet Beci, u shpreh se informimi për vijueshmërinë e këtij projekti janë pjesë e përgjegjësisë së Korporatës për të qenë më pranë komunitetit. Beci njoftoi se më datë datë 8 shkurt 2021, do të bëhet shpallja e garës për kompaninë zbatuese të projektit.
Postimi i plotë:
Përmirësimi i shtresave, nënshtresave, kthesave dhe urave ekzistuese, si dhe përshtatja e punimeve me natyrën e zonës do të bëjnë që ky projekt të mos vlejë vetëm për nevojat e Korporatës e banorët, por edhe të ndikojë drejtpërsëdrejti në zhvillimin turistik të zonës. Bashkëbisedimi që pata me specialistë, banorë e drejtues lokalë, ashtu si edhe informimi i publikut për vijueshmërinë e këtij projekti janë pjesë e përgjegjësisë së Korporatës për të qenë më pranë komunitetit. Të hënën, datë 8 shkurt 2021, do të bëhet shpallja e garës për kompaninë zbatuese të projektit. #kesh #vaudejeskoman #energjiaeshqiperise