Nganjëherë mund të nisesh për mirë, por mund të të dalë shumë më keq seç e kishe imagjinuar.
Kështu të paktën ka ndodhur me aktorin, shumë i njohur për publikun mbarë-kombëtar Pierce Brosnan i cili ka marrë pjesë në një reklamë e publikuar në gazetat indiane.
Këto të fundit kanë një imazh të aktorit i cili mban në një prej duarve një produkt në formë çamçakëzi me shije cigareje që në Indi mendohet të jetë i palejueshëm, dhe totalisht jo në përputhje me ligjin.
Reklama për herë të parë është publikuar në tetor të vitit 2016.

“The Times of India” me reklamën e aktorin në tetor të vitit 2016
Por nuk ka mbetur me kaq.
Autoritetet policore indiane i kanë kërkuar një përgjigje të saktë dhe korrekte aktorit, i cili duhet të zbatojë afatin 10-ditor ose për ndryshe do të gjobitet me 5 mijë rupi (konvertuar në dollar shkon 78 dollarë një shumë që aktori e mbulon mjaftueshëm).
Gjithsesi nëse aktori nuk do të pranojë të paguajë “dëmin moral” që mund të ketë shkaktuar me produktin e shitur mund të dënohet menjëherë me 2 vjet burg të plotë pa shkëputje në territorin indian.
Nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë Brosnan, por dihet që do të vendosë më të mirën për veten.
/AlpeNews.al


