• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TË GJITHËVE EMIGRANTËVE U DUKEJ GËNJESHTËR”/ Rrushe Alimemetaj me të bijën zbritën të parat në aeroportin e ri në Kukës: E falenderojmë Kryeministrin…
Home
Intervista

“TË GJITHËVE EMIGRANTËVE U DUKEJ GËNJESHTËR”/ Rrushe Alimemetaj me të bijën zbritën të parat në aeroportin e ri në Kukës: E falenderojmë Kryeministrin…

20 April, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Intervista, Sociale

Rrushe Alimemetaj nuk e ka besuar derisa ka mbërritur në aeroportin e Kukësit. Ajo u nis nga Londra bashkë me të bijën dy vjeçe, duke u bërë kështu udhëtarja e parë që shkeli në aeroportin e ri. Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, Rrushe Alimemetaj tregon se e ka pritur me padurim këtë udhëtim. Shtëpia në Kukës ku Rrushja ka lindur është shpronësuar për ti hapur rrugë këtij projekti, ndaj emocionet për të janë të dyfishta. Rrushja thotë se bashke me emigrantet e tjerë që erdhën në Kukës do të kthehen po nga aeroporti i Kukesit drejt Londrës më 26 prill.

Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit, Zayed-Flatrat e Veriu u inaugurua të diëlën e 18 prillit dhe pasagjerët e parë ishin shqiptarët emigrantë në Londër. Fluturimet e rregullta nga Aeroporti i Kukësit pritet të fillojnë në muajin Maj, ndërkohë që destinacionet kryesore do të jenë qytetet e Zvicrës, Anglisë, Gjermanisë dhe Italisë.

Intervista e plotë: 

Rrushe Alimemetaj: Katër e vite e gjysmë që ndodhem në Britani të Madhe në Londër. Tani që u pajisa me letra dhe falë aeroportit të Kukësit dhe normal malli për vendlindjen është shumë i madh. Ishte një ëndërr e pa besueshme që do të ishte avioni Londër-Kukës.

Gazetari: Mund të ma thoni se si u organizua ardhja juaj nga Londra në Kukës?

Rrushe Alimemetaj: Unë ngaqë u pajisa me letra kisha qejf. Mall për vendlindjen dhe duke parë në youtube. Në telefon që do të hapej aeroporti i Kukësit, thashë gënjeshtër. Nuk e besova. Por kur dola në park takova shqiptarët dhe më thanë se jemi duke ikur në Kukës. Si në Kukës? Pse më thanë nuk e ke parë në lajme se do të hapet aeroporti i Kukësit. Ne do ikim thanë dhe më pyeten a do të vish dhe ti. U organizova me shoqet. Madje kur mbërrita në aeroport isha pak vonë. Kur shkoj në aeroport më thanë se jam vonë. U mërzita shumë se thash më iku avionit. Por falë zotit vrapoi vajza pas një kukulle arushi dhe kalova radhën prej 200-300 vetash. Kur mora vajzën theva rregulloren dhe u futa në kontroll. U kontrollova dhe pyta ku është për Shqipëri. Më thirrën ca Shqiptarë a je për Kukës. Hipëm në avion dhe prapë pyesja. Prapë nuk e besoja. Të gjithë emigrantët thonin a është diçka rrenë. Nga Londra ne thonin a në Prishtinë apo Tiranë? Erdhëm në Tiranë dhe u fut dhe Kryeministri Rama. Na tha kryeministri jemi për Kukës. Ishte hera e parë që e shikoja nga afër. Ishte shumë I afërt me pasagjerët. Pyes a jeni të kënaqur? Si shkoi udhëtimi? Prapë nuk besoja, por kur erdha në vendlindjen time ishte diçka e pa besueshme. Shumë faleminderit zotit Kryeministër që na ka hapur aeroportin.

Gazetari: Ardhja juaj. A morët ndonjë telefonatë. Si jeni njoftuar se do të vini me këtë aeroplan nga Londra në Kukës? Më thatë se keni pasur një thirrje nga aeroporti.

Rrushe Alimemetaj: Pata një thirrje nga aeroporti. Mora një telefonatë që më thanë se jeni e përzgjedhur së bashku me vajzën tuaj. Ishte diçka madhështore, emocionuese. Aty kam pasur dhe shtëpinë time më parë. E liruam shtëpinë për t’u bërë aeroporti i Kukësit.

Gazetari: Pra keni pasur shtëpinë tek fusha e aeroportit?

Rrushe Alimemetaj: Po, kam pasur shtëpinë. Mu tek pista e aeroportit. E liruam shtëpinë për tu bërë, por që nuk u bë deri tani. Por falë kryeministrit u bë. E falënderoj në emër tim dhe të emigrantëve. Kryeministri tha se vajza ime do të jetë e para që do të zbresë në aeroportin e Kuksit. Unë nuk e kam besuar kurrë që unë do të jem me shtëpi atje para disa viteve dhe që vajza ime që do të hape atë aeroport.

Gazetari: Na përshkruani emocionet. Momentin që bashkë me kryeministrin, vajzën tuaj zbritët shkallët e avionit të parë në aeroportin e Kukësit. Në oborrin e shtëpisë tuaj.

Rrushe Alimemetaj: Isha shumë e emocionuar. A ishte ëndërr apo realitet. Emocionet ishin të pa përshkueshme.

Gazetari: Keni ardhur me pushime apo votime?

Rrushe Alimemetaj: Meqë jemi këtu them pse mos të votojmë.

Gazetari: Në avion sa vetë ishin?

Rrushe Alimemetaj: Ishin 180 vetë me pasagjerë. Ishte plot avioni.

Gazetari: Vajza juaj dh ju do të mbeteni në memorien e gjithë shqiptareve si pasagjeret, si dallëndyshet e para të avionit. Një mesazh të fundit?

Rrushe Alimemetaj: Kjo është falë kryeministrit Edi Rama. Nuk kam gjë tjetër veçse ti them gëzuar mandatin e tretë.

Gazetari: Kur do të ktheheni?

Rrushe Alimemetaj: Me këtë avion do të nisemi në datë 26-të nga Kukësi. Kukës-Londër është linja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISHTE SUPER KINGE"/ Kodheli: Ishte shaka e Kryeministrit, ftesa kam pasur edhe nga Berisha e Nano
Previous article E RËNDË NË TIRANË/ Autobuzi përplaset me një makinë, katër pasagjerë... (PAMJET)

s.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT