• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË GJITHË NË SHESH MË 2 MARS”/ Çlirim Peka: Ndryshe Rama do i marrë para Berishën, Bashën e Metën e do i flakë si plehra
Home
Politikë

“TË GJITHË NË SHESH MË 2 MARS”/ Çlirim Peka: Ndryshe Rama do i marrë para Berishën, Bashën e Metën e do i flakë si plehra

24 February, 2020 Delo.autor Politikë

Çlirim Peka iu bën thirrje shqiptarëve që të mbështesin Ilir Metën e të dalin në shesh më 2 mars, bashkë me të.

“Presidenti i Republikës ka thirrur popullin në Bulevard në mbrojtje të Kushtetutës. Unë nuk e di çfarë do bëjë Lulzim Basha, apo edhe pjesa e tij e opozitës, por di që ai, e gjithë opozita, e në fakt çdo shpiptar duhet t’i përgjigjet thirrjes së Presidentit të Republikës.

Ilir Metën mund ta duash, ta urresh, ta kesh kundërshtar, të kesh çfarëdo mendimi për të, por kjo nuk ka të bëjë vetëm me të. Qeveria e Edi Ramës është kthyer në një Koronavirus, i cili vetëm Gjykatën Kushtetuese nuk e ka pushtuar akoma.

Ilir Meta ka fajet, mëkatet e përgjegjësitë e veta bash për këtë situatë. Por ai nuk është vetëm. Përgjegjës është edhe Sali Berisha, edhe Lulzim Basha dhe kushdo tjetër që në një moment të caktuar e ndihmoi dhe lejoi Edi Ramën të shndërrohet në monstren që është sot.

Thirrja e Presidentit të Reublikës nuk është e lidhur me Ilir Metën, anipse është e pandarë nga institucioni i Presidencës”, shkruan ai.

Sipas Pekës, nëse Rama nuk ndalet tani, do i marrë para Berishën, Bashën e Metën e do fshijë Bulevardin me ta.

“Unë e dua opozitën në pushtet, e, Lulzim Bashën kryeministër të vendit. Kam mbështetur iniciativa të forta politike nga ana e tij, e kam kundërshtuar po aq fort kur ka qenë vendi. Lulzim Basha dhe opozita që ai drejton ka tre alternative përpara tij: a) t’i paraprijë popullit, b) të ecë krah për krah me të, c) të ecë prapa popullit të vet. Është zgjedhja e tij, por populli nuk pret në pafundësi për lidership. As këtu e askund në botë.

Lulzim Basha e ka vendin në bulevard me datë 2 mars në krye të popullit opozitar. Ilir Meta është President i Republikës, por Lulzim Basha është lideri i opozitës. Nëse do t’i dalë për zot, më datë 2 mars ai duhet të pushtojë sheshet e bulevardet në krye të popullit. Edi Rama ose ndalet tani, ose nuk ndalet më kurrë. Nëse jo tani, më vonë Edi Rama do të marrë Bashën, Berishën, Meten, me ç’kanë nga pas, e do të fshijë bulevardin me ta”, shkruan Peka.

Me siguri që pas thirrjes së tij, populli që do të dalë në shesh për Metën, do të shumëfishohet.

(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNOI AVOKATIN NË DURRËS/ Gjykata e Apelit liron nga qelia Edmond Vogën, e lë në arrest shtëpie
Previous article FRIKA NË GREQI NGA KORONAVIRUSI/ Qeveria merr masa urgjente, dalin rezultatet për dy të kthyerit nga kroçiera japoneze

Delo.autor

Postime të ngjashme

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund Breaking News

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT