• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TË GJITHË E DINË SE KU DUHET TË SHKOJNË”/ BBC infiltrohet brenda bandave që marrin shqiptarët me gomone drejt Britanisë
Home
Breaking News

“TË GJITHË E DINË SE KU DUHET TË SHKOJNË”/ BBC infiltrohet brenda bandave që marrin shqiptarët me gomone drejt Britanisë

4 November, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

BBC ka siguruar të dhëna që tregojnë se bandat shqiptare të drogës po përdorin kampet e emigrantëve në Francën veriore si kamp rekrutimi duke u ofruar të paguajnë kalimin e atyre që janë të gatshëm të punojnë në industrinë e drogës në Britani, në mbërritjen e tyre atje.

Shqiptarët përbëjnë thuajse një të tretën e 39 mijë personave që kanë hyrë në Britani me gomone këtë vit, tregojnë shifrat e qeverisë. Zyrtarë të lartë të policisë dhe emigracionit në të dyja anët e kanalit anglez janë të shqetësuar nga roli në rritje i ndërmjetësve shqiptarë në lehtësimin e kalimit.

BBC risjell ndërkohë në vëmendje faktin se kryeministri shqiptar Edi Rama, ka akuzuar Britaninë e Madhe se po i bën shqiptarët koka turku për të justifikuar politikat e dështuara të saj për kufijtë dhe emigrimin. Por, transmetuesi britanik thotë se ka parë se si qytetet afër Tiranës janë thuajse të shkretuar dhe se shumë shqiptarë të rinj po i drejtohen brigjeve franceze.  Në qytetin francez të Dunkirkut, këtë verë, dëshmitarët okularë thonë se shqiptarët përbënin pjesën më të madhe të personave të vendosur në një kamp emigrantësh atje.

Dhe hotelet e vogla  po ashtu tani po ruajnë vende për emigrantët shqiptarë: ato i mbajnë dyert të mbyllura, nuk shihet staf ndërkohë që kanë një numër telefoni  të vendosur në xham – shkruan BBC. Bëhet fjalë për numrat e disa ndërmjetësve shqiptarë që presin për klientë dhe që veprojnë si një lidhje kritike me gomonet e vogla që kalojnë detin e që janë kryesisht në duart e rrjeteve irakioano-kurde.

“Në Francë, ka njerëz që të presin”, thotë për gazetaren e BBC një shqiptar që arriti me gomone në Britani këtë verë. “Të gjithë e dinë se ku duhet të shkojnë nëse duan të vijnë në Angli”.

“Të gjithë e dinë ku duhet të shkojnë”/ BBC

Gazetarja e BBC, ka marrë edhe dëshmi të tjera të rinjsh shqiptarë në Dunkirk, që presin me ankth udhëtimin e afërt drejt Britanisë. Ata tregojnë se si kanë mbërritur në Francë dhe se si janë joshur nga reklamat në mediat sociale që premtojnë ndihmë nga ndërmjetës në Bruksel, Paris, Kale apo Dunkirk. Madje duke u hequr si emigrantë shqiptarë, ekipi i BBC ka kontaktuar edhe me trafikantët që reklamojnë punën e tyre në TikTok.

Ata përgjigjen shpejt dhe të ofrojnë të gjitha mundësitë. Në fund thonë: “Është e lehtë…”

“Unë do t’ju ndihmoj të kaloni nga Calais në Mbretërinë e Bashkuar. Shkoni me autobus për në Belgjikë, dhe nga atje janë dy ose tre orë [në Calais], me tren ose taksi. Kur të vijë koha për të shkuar, do të vijnë dhe do t’ju marrin [nga hoteli]. Nuk do të kesh asnjë problem”- thonë ata.

“Të gjithë e dinë ku duhet të shkojnë”/ BBC

Ndërkohë, që për të kompletuar raportin e tyre, gazetarët e BBC kanë ardhur edhe në Shqipëri, duke u ndalur në Laknas, ku siç u rrëfejnë banorët, “70 për qind e popullsisë është larguar drejt Britanisë. Dhe vende si Laknasi tani në Shqipëri ka shumë”- thonë ata.

Dhe motivi që i shtyn të rinjtë të largohen nga Shqipëria, shkruan BBC, është ekonomia. Korrupsioni është një sistem problematik në vend dhe shifrat e eurostatit nga 2018 tregojnë se të ardhurat mesatare të një familjeje në Shqipëri janë 10 herë më të ulëta se sa në Britaninë e madhe

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNA NDAJ NXËNËSVE NË BILISHT/ Pezullohet nga detyra mësuesi i anglishtes
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ REL: Putin lejon kriminelët t’i bashkohen ushtrisë

s.autor

Postime të ngjashme

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së Aktualitet

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi Aktualitet

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT