Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo, ka ndarë një foto nga spitali së bashku me disa mjekë të tjerë të cilët janë në vijën e parë të përballjes me Covid, në shërbim të pacientëve.
“Te gjithë bashkë, edhe me Profesor Dhimitër Kraja, në shërbimin tuaj, Covid 19”, shkruan Çomo.
Mjeku Dhimitër Kraja u rikthye në krye të detyrës disa vite pasi kishte dalë në pension, ku dhe u infektua nga COVID-19.
Pasi ia doli të fitojë betejën me koronavirusin ai u kthye sërish te Infektivi për të ndihmuar kolegët e tij.