I ka zgjatur dorën për të bërë karrierë të shpejtë në Partinë Demokratike dhe në qeveritë e tij, si dhe ka dhënë bekimin për të qenë ai kryetar i kësaj partie, pas dorëheqjes në vitin 2013. E megjithatë, zoti Berisha nuk ka ngurruar ta kritikojë pasardhësin e tij për mënyrën se si ai bëri listat e kandidatëve për deputetë dhe njerëzit që mbajti pranë vetes.





