• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TË GJITHA DETAJET/ E verteta e raportit te Freedom House: Shqiperia, me lirine me te madhe demokratike ne rajon
Home
Politikë

TË GJITHA DETAJET/ E verteta e raportit te Freedom House: Shqiperia, me lirine me te madhe demokratike ne rajon

6 May, 2020 Delo.autor Politikë

Shqipëria është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Këtë e thotë raporti prestigjioz i “Freedom House” që mat lirinë demokratike në 195 shtete të botës që prej vitit 1973.

Në krahasim me një vit më parë, Shqipëria ka një indeks të lirisë demokratike prej 67.

Serbia, vendi i dytë më demokratik, ka shënuar një regres të lehtë duke kaluar nga 67 në 66, një pikë poshtë Shqipërisë.

Maqedonia e Veriut renditet e treta, me 63 pikë, ndërsa Mali i Zi ka pësuar rënien më të madhe të lirive demokratike në rajon, duke zbritur në 62 pikë nga 65.

Kosova mbetet e parafundit në listë, megjithëse vërehet një progres prej dy pikësh (56 pikë nga 54 të vitit të kaluar), ndërsa Bosnja është në një stanjacion të plotë, duke qëndruar në vendnumëro, e fundit përsa i përket lirive demokratike në rajon.

Në 2013-n, Serbia dhe Mali i Zi konsideroheshin vende të lira dhe jo pjesërisht të lira si tani, ndërsa Shqipëria me Bosnje Hercegovinën ishin vendet me renditjen më të ulët në rajon.

Për kryetarin e opozitës, që reagoi një ditë më pare, raporti tregon se: “Shqiptarët sot jetojnë në një vend që ka probleme të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin e tyre, me korrupsion në nivelet më të larta, me censurë për mediat, me krimin që nuk ndëshkohet me institucionet e kapura nga një parti”.

Në këtë reagim Basha qëllimisht fsheh dy të vërteta. E para, që Shqipëria mbetet sot më demokratike se fqinjët tanë dhe në nivel të ngjashëm me disa vende të Bashkimit Europian.
E dyta, që rënia me një pikë e Shqipërisë në 2019 i detyrohej klimës së trazuar politike dhe protestave që ai vetë organizoi.

Ecuria e Shqipërisë në renditjen prestigjioze të “Freedom House” është mbresëlënëse, duke vlerësuar se kemi kaluar nga vendi më diktatorial i Europës, në vendin më demokratik të Ballkanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “NXISIM INTEGRIMIN E SHQIPËRISË PËR DY ARSYE…”/ Balla publikon bisedat e zyrtarëve të lartë para samitit BE-Ballkani Perëndimor
Previous article VEPRIM I TURPSHËM/ U mastrubua para shtëpisë, arrestohet futbollisti i skuadrës franceze

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT