• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË GJITHA AKSET KOMBËTARE TË KALUESHME/ Si paraqitet situata nga moti i ftohtë
Home
Aktualitet
Kronikë

TË GJITHA AKSET KOMBËTARE TË KALUESHME/ Si paraqitet situata nga moti i ftohtë

14 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Situata deri në orët e para të ditës në Shqipëri paraqitet relativisht e qetë krahasuar me ditët që lamë pas si pasojë e motit të keq. Nga raportimet e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ditën e sotme të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme.

Mësohet se në bashkinë Dibër ka problematika në rrugët rurale në disa fshatra të njësive Maqellarë, Melan, Luzni dhe Muhurr ndërsa po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin njësinë administrative Kala e Dodës me fshatrat Sllovë, Selishtë dhe Arras.

Në bashkinë Bulqizë janë të bllokuara rrugët rurale të njësive administrative Ostren, Trebisht, Klenjë, Gjoricë, Zerqan dhe aksi rrugor Trebisht-pikë kalimi kufitar.
Në bashkinë Klos janë të bllokuara rrugët e fshatrave me qendrat administrative Gurë dhe Xibër. Në bashkinë Mat janë të bllokuara 2 fshatra në njësinë administrative Komsi dhe aksi rrugor Vig-Macukull.

Në bashkinë Krujë po vijon puna për hapjen e rrugës që lidh fshatin Shkretë me aksin Cudhi-Qafështamë. Në bashkinë Fushë-Arrëz vazhdon të jetë e bllokuar rruga me njësinë administrative Iballë me fshatrat e saj.

Në Bashkinë Devoll vijon puna për hapjen e rrugëve lidhëse me fshatrat Miras. Ndërsa bashkinë Pogradec po punohet për hapjen e rrugëve të fshatrave Proptisht, Velçan, Trebinjë, Dardhas dhe Çërravë.

Në bashkinë Has po punohet për hapjen e rrugës që lidh njësinë administrative Arrën me rrugën nacionale dhe rrugët e fshatrave Cahan dhe Xhebexhi.

“Vijojnë angazhimin për normalizimin e situatës në Vlorë, prej tashmë tre ditësh Forcat e Armatosura me 7 pompa thithëse dhe 15 mjete të kalueshmërisë së lartë, ekskavatorë, kamionë vetëshkarkues etj.”, njoftuan nga Mbrojtja Civile.

Sipas parashikimit të motit në ditët në vazhdim nuk do ketë prezencë të reshjeve të shiut apo të borës në të gjithë vendin. Temperaturat do vijojnë të ulen, ku në veri të vendit do të shkojë në -11 gradë celsius.
“Janë në gatishmëri të plotë të gjitha kapacitetet në nivel qendror dhe vendor të sistemit të mbrojtjes civile për përballimin e çdo situate që mund të shkaktohet nga kushtet e motit”, thuhet në njoftim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U THIRR NË SPAK/ Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, pyetet për tenderat e rrugëve kur ishte drejtor Evis Berberi
Previous article "SIGUROVA RAPORTIN SIKUR DO VDISJA PËR 3 MUAJ"/ Dumani flet për avokatin që urdhëroi vrasjen e gruas

s.autor

Postime të ngjashme

HYJNË NË FUQI NDRYSHIMET NË KODIN RRUGOR/ Për shoferët nuk ka alkool, u hiqet patenta përgjithmonë Aktualitet

HYJNË NË FUQI NDRYSHIMET NË KODIN RRUGOR/ Për shoferët nuk ka alkool, u hiqet patenta përgjithmonë

FIERZA NË RËNIE NGA THATËSIRA/ KESH shpenzon 41.5 milionë euro për blerje energjie Aktualitet

FIERZA NË RËNIE NGA THATËSIRA/ KESH shpenzon 41.5 milionë euro për blerje energjie

GUSHTI SJELL KULMIN E SEZONIT TURISTIK NË THETH/ Rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë Aktualitet

GUSHTI SJELL KULMIN E SEZONIT TURISTIK NË THETH/ Rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT