Një situatë e paprecedentë ndodhi sot në selinë e PD, teksa një prej mbështetësve të Sali Berishës shkallmoi derën e një prej zyrave të partisë në mënyrë që ish kryeministri të futej brenda.
Ky skandal u thellua edhe më tej kur personi në fjalë Fatjon Dauti është një 36-vjecar mbi të cilin rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike, i cili edhe është dëbuar nga Britania e Madhe.
Pikërisht në këtë vend, Dauti ka marrë dhe epitetin “Boss Krimi”, si dhe lakohet për ‘përmbytjen e vendit me hashash dhe kokainë’.
Por duket se Dauti nuk është i vetmi.
Thënë kjo pasi që kur Berisha ka nisur betejën me Bashën dhe ambientet e PD-së, ka qenë shpesh I shoqëruar nga persona të dyshimtë që duket se janë gjithnjë në gadishmëri.
Foto e shkrepur ne oborrin e selise blu
Nuk është cudi qe Berisha të ketë zgjedhur këtë stil përballje, pasi dihet së është në natyrën e tij.
Kujtojmë se edhe në protestën e mbajtur të hënën, ai ishte i shoqeruar nga plot 8 persona, disa prej tyre bodyguard. (Shiko foton mëposhtë).
Lulzim Basha dhe PD kanë akuzuar jo pak herë per individë të inkriminuar që po ndihmojnë Berishën, por sa i përket emrave kanë qenë të rezervuar.
AlpeNews.al