• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TË FAMSHMIT E TIRANËS”/ Robert Alia: Pordhacë injorantë, që s’duan t’ia dinë ç’ndodh rreth tyre
Home
Sociale

“TË FAMSHMIT E TIRANËS”/ Robert Alia: Pordhacë injorantë, që s’duan t’ia dinë ç’ndodh rreth tyre

23 November, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Artisti Robert Alia Dragoti ka folur me përbuzje për ata artistë të famshëm dhe politikanë që nuk kanë asnjë lloj sensibilizimi kulturor për atë që ndodh në Shqipëri dhe problematikat në vend.

Prej kohësh ai jeton mes Brukselit dhe Tiranës, por i ftuar në ABC News, Alia shprehet se në kryeqytetin shqiptar karikohet me problematikë reale, për të cilën arti ka nevojë.

“Jeta midis këtyre dy kontrasteve bardhë e zi është e bukur, unë si piktor kam nevojë për realitetin, se Tirana të sjell më këmbë në tokë, nuk ka asnjë aspekt borgjez.

Në Tiranë karikohesh me problematika reale dhe unë kam nevojë, se arti duhet të jetë jo vetëm promotor, por edhe shuplakë e realitetit.

Vetëm arti mund të flasë me gjuhën e zemrës”, tha ai.

Pavarësisht se ai si artist mund të marrë shërbime më të mira në kryeqytetin tonë, Alia thotë se është i ndërgjegjshëm për atë që ndodh këtu, ndërsa përbuz këdo të famshëm që ka izoluar veten ndaj problemeve, përfshirë edhe politkanët.

“Eksperienca ime personale nuk do ishte tipike me një qytetar të zakonshëm, se unë ndoshta marr shërbim më të mirë, por jam i ndërgjegjshëm për atë që ndodh.

Kam sensibilitetin të di se çfarë ndodh me të tjerët, nuk e kam izoluar veten si një idiot që s’ka asnjë lloj sensibiliteti kulturor.

Për mua këta janë një kategori e pështirë egoiste, injorantë dhe jashtë kohe, por e kam këtë përbuzje.

Politikanët janë e njëta racë, por po marrin rolin e këtyre.

Janë të famshmit e shoubizit.

Parlameti shqiptar është shoubiz i paparë, seancat i shoh si emisone reality, ku ka me të vërtetë humor.

Më shokojnë debatet që ndodhin në panelet e TV shqiptare.

Nuk do të thotë kur flet për politikanë, ke debat politik, se nuk elaborohet një debat politik.

Ne nuk e orientuam shoqërinë me vlera të traditës tonë”, shprehet ai.

Alia thekson se edhe vende të tjera mund të jenë të varfëra ekonomikisht, por kanë një pasuri të adhurueshme shpirtërore, që ka interes e gjithë bota, dhe këtu i referohet Kubës.

Ndërsa Shqipërinë thotë ai, e la mbrapa politika e gabuar, që ka ç’orientuar njerëzit moralisht.

“Probleme ekonomike kanë dhe vende të tjera që kanë interesin e gjithë botës.

Ka shumë prapambetje Kuba, por ka pasuri shpirtërore të adhurueshme.

Janë njerëz që këndojnë me shpirt, jo me lekë. Nuk e bën varfëria atë gjë.

Ne na la mbrapa politika e gabuar, betejat që bëhen.

Edhe mediat kanë kontribuar në këtë realitet kaq të dobët sot.

Ne këtu bëjmë debate aq imorale, fyerje nga më të rëndat, dhe asnjë përgjegjësi  për ato që themi dhe debati politik i ka ç’orientuar njerëzit moralisht dhe fokusin e njerëzve”, tha Alia.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA LLALLA, BASHA TEK META-DVORANI/ Dosjet e para dhe zyrtarët që kalojnë në duart e SPAK-ut që nga dita e hënë
Previous article "NUK DI TË BËJ PETULLA"/ Renato Mekolli sherr me konkurrentin, e përjashton live

F.autor

Postime të ngjashme

OPERACION ANTI DROGË NË MALËSINË E MADHE/ Asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona Aktualitet

OPERACION ANTI DROGË NË MALËSINË E MADHE/ Asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona

"NA PRIT SE PO VIJMË"/ Diaspora bashkë, autokolona me shqiptarë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës masive Aktualitet

"NA PRIT SE PO VIJMË"/ Diaspora bashkë, autokolona me shqiptarë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës masive

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë Aktualitet

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT